Këshilla/Blog

Era 22.01.2020

Prsh.desha te ndaja nje shqetesimin tim me ju ,kam rreth 7 muaj jam ne ankth te madh dhe stres ,nuk arij dote te qetesohem kam luhatja te shpeshta te humorit ,gjat ksaj kohe jam kuruar por nuk kam ndonje permiresim ,ju lutem si mund tme ndihmoni ?

  1. Ted thotë:

    Pershendetje,
    Gjate fazave te caktuara te jetes njeriu perballet me dilema dhe probleme te cilat ndikojne negativisht ne shendetin mendor.
    Kryesisht, pasiguria per te ardhmen, gjendja ekonomike (niveli i te ardhurave), marredheniet familjare dhe shoqerore, ndjesia e te mos qenit i permbushur ne nivel personal (edukimi, karriera) apo shpirteror sjellin trazira ne jeten tone te cilat manifestohen me emocione dhe sjellje negative. Eshte e rendesishme qe te tilla shqtesime te cilat ndikojne ne perkeqesimin e shendetit mendor te menaxhohen duke bere perpjekje per ti dhene zgjidhje problemeve qe shkaktojne ankth dhe stres por rezultati ndonjehere nuk eshte ne favorin tone. Kjo nuk do te thote se duhet te dorezohemi edhe pse ballafaqimi eshte i veshtire. Fatmiresisht ekzistojne medikamente tejet efikase te cilat te perdorura sipas rekomandimit te mjekut sjellin nje normalizim te gjendjes emocionale dhe fakti qe deri tani sipas jush nuk kane dhene rezultat mund te jete si pasoje e nje keqdiagnostikimi. Kujtojme qe luhatjet e humorit, ankthi dhe depresioni shfaqin ne shume raste simptoma te peraferta. Dmth , ilacet te cilat jepen per trajtimin e depresionit mund te mos japin rezultat duke qene se pacienti vuan konkretisht nga bipolariteti. Pra ne dispozicionin tone kemi nje arsenal te madh armesh prej te cilave do te na duhet te provojme se cila eshte me efikase dhe nuk duhet te dekurajohemi nese disa prej tyre nuk kane dhene rezultatin e deshiruar. Ky eshte nje proces qe kerkon pak kohe dhe permiresimi do te ishte tejet i larte nqs angazhohemi me mbajtjen e nje diete te mire, te fjeturit cilesor dhe shmangien e drograve apo alkoolit. Vlen te kujtojme qe kombinimoni terapise me te gjeturit e medikamentit te duhur do te minimizoje shqetesimet tuaja deri ne largimin e tyre vetem beni durim dhe jepini kohe. Ju uroj shendet te plote.

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike thotë:

    Përshëndetje,
    Faleminderit që na ke shkruajtur për të kërkuar ndihmë. Së pari, më vjen mirë që ke kërkuar ndihmë të mëparshme (mesa kuptoj ke marrë mjekim), por do doja të dija pak më tepër ku je vizituar, para sa kohësh dhe çfarë mjekimesh ke marrë? Së dyti, disa gjendje emocionale si stresi dhe ankthi, mund të trajtohen më mirë nëse kombinon barnat me terapinë te psikologu. Kjo pasi, vetëm barnat nuk mjaftojnë për të trajtuar gjendjet psikologjike dhe emocionale që vijnë prej shkaqeve të ndryshme të së shkuarës apo të tashmes stresante. Njeriu trajtohet më mirë dhe më efektivisht nëse flet për shqetësimet dhe ndihmohet nga një profesionist i cili e kupton, e pranon për atë që është, i mëson teknika qetësimi dhe relaksimi dhe e mbështet për të zgjidhur problemet dhe për t’u rritur si person. Nëse barnat nuk të kanë sjellë ndonjë pëmirësim, të sugjeroj që ta takosh një psikolog dhe ai/ajo e përcakton nëse ke nevojë vetëm për terapi psikologjike, të cilën mund ta fillosh në çdo moment. Të inkurajoj ta kërkosh ndihmën pasi je në kohë. Ndërkohë para se ta bësh takimin, të sugjeroj të provosh disa teknika relaksimi (muzikë, frymëmarrje, joga, meditim, ushtrime) në shtëpi. Gjithashtu, ulu dhe reflekto se çfarë ndryshimesh mund të bësh në rutinën tënde ditore, të cilat mund të të sjellin pak më shumë qetësi. Forca dhe gjërat do bëhen më mirë!
    Përzemërisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.