Këshilla/Blog

Gu 22.01.2020

Pershendetje, desha te pyesja lidhur me femijen tim i cili eshte 12 vjeç shume energjik, por po shfaq disa gjera, p,sh mendon diçka te keqe dhe i rrin mendja gjithe diten aty… me thote dua ta heq mendjen por nuk mundet. Ju lutem çfare mund te bej si te veproj a duhet ta çoj ne psikolog? Faleminderit

  1. MSc. Enkel Bulica thotë:

    Pershendetje, me vjen mire qe pyesni dhe interesoheni per mireqenien psikologjike te femijes tuaj.

    Strategjia me e mire eshte qe femija te kete mundesine te flase me prinderit apo me persona te tjere afer tij, kur shqetesimet mund te jene kalimtare. Edhe per shkak te moshes se pubertetit, femija yt ndoshta mund te kete shume mendime e pikepyetje qe mund ta shqetesojne. Kur shqetesimet zgjasin dhe pasi ju si prind ndjeni se femija ka nevoje per ndihme dhe ndjeni se ju nuk po mundeni ta ndihmoni edhe pse perpiqeni, atehere mendoj se eshte koha per te konsultuar psikologun.

    Shpresoj te te jem gjendur sadopak

    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.