Këshilla/Blog

Jena 05.05.2020

Pershendetje,

Ju lutem doja te dija nese me sqaroni dot mbi keto pergjigje ne lidhje me biopsine e embrionit. Ky eshte missed abort i dyte ne javen e 8. Missed aborti i pare ndodhi para 6 muajsh kur isha 17 jave ( zhvillimi i fetusit kishte ndaluar ne javen e 13-te).
Sot mora pergjigjet e biopsise jane keto:
-Pershkrimi Makroskopik: Fragmente te shumta indore ngjyre bezhe me volum rreth 4 cm 3.U kampionua i gjithe materiali.
– Pershkrimi Histologjik: Ne materialin e ekzaminuar nga kaviteti uterin viher re strome endometriale me decidualizim, area Stella, infiltrat i paket inflamator. edeme, koagula gjaku si dhe vile korionik e disa prej te cilave jane hidropik e te tjera me te vogla, por me prani te boshtit vaskular.
Konkluzioni: Te dhenat histologjike mbeshtesin diagnozen e residua ovularis.

Ne pritje te pergjigjes tuaj.
Faleminderit

  1. Jena thotë:

    Kur mund te kem nje pergjigje nga Dr. ?

    1. Nuk Je Vetem thotë:

      Pershendetje,

      Pyetja i eshte derguar ekspertes dhe se shpejti do te merrni nje pergjigje. Faleminderit per durimin.
      Gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vetem

  2. Dr. Elinda Gjata thotë:

    Pershendetje. Kete pergjigje duhet ta diskutosh me mjekun tend, ai te njeh me hollesi ty dhe historine tende. Por , me pak fjale, ka dale nje abort i thjeshte, me pak inflamacion (me siguri ke marre antibiotike pas pastrimit) dhe kaq. Nuk eshte mole apo ndonje situate qe kerkon nje ndjekje specifike. Shkurt, eshte pergjigjja me e zakonshme qe marrim nga biopsia. Gjithe te mirat.

Lini një Përgjigje te Jena Anuloje përgjigjen

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.