Këshilla/Blog

xhepi 26.03.2020

prsh stafu kam nje problem..kur mendoj seksin me vjen si plogeshti nga brenda me duket sikur do prishem ne momentin qe do filloj te renkoj femra vetem duke menduar me vjen te prishem nk e di cfar problemi kam..ke kan dal dhe disa iriqa ose HPV i kam kuruar me crioterapi me dolen prap kam provuar ilace popullore nk me iken si mund ti heq pergjithmon mund ta kem dhe nga keto demoralizimin ju lutem me ndihmoni

  1. MSc. Sokol Kosta thotë:

    Pershendetje. Të falenderoj për pyetjen. Për HPV duhet te vazhdosh te konsultohesh me nje dermatolog lidhur me mjekimin e mundshëm apo kurën. Per sa i perket ndjesise se plogesishtise duket sikur ti e lidhe me demoralizimin kur fole per HPV, pra sikur e lidhe me nje “cen” (HPV ne fakt nuk ndikon potencen seksuale), qe ke frike se mos te mbetet pergjithmone. Nese e çojme pak me tej kete intuite tenden mund te themi se ne vetvete druhesh se mos nuk je ne lartesine e duhur në syte e nje femre, ndjesi kjo qe misherohet ne ejakulimin e parakohshem – megjithese edhe ky eshte dicka qe ti e imagjinon se do te ndodhe dhe nuk eshte e qarte nese realisht ndodh – ne aktin seksual (sic thua dhe ti, sapo femra te filloj te renkojë). Mund te kete edhe shpjegime apo perafrime te tjerat me kuptimplote por nese ky nuk te ben shume sens atehere te ftoj te ndash dicka me shume nga jeta jote, duke nisur nga mosha, marredheniet e tua intime dhe tiparet e tua te personalitetit, gjithmone ne kendveshtrimin tend. Gjithe te mirat.

    1. xhepi thotë:

      shum flm doktorr per ndihmen qe ja jepni..atehere un kam kryer mardhenie ne moshen 17 vjecare dhe ateher si hera par u prisha shpejt pa e fut mir ndenja disa koh pa ber gje njona njeren dhe kryem mardhenie kemi ber gati 7 8 her po cdo her ne heren e par prishesha shum shpejt pastaj heren e dyt sa me forcoheshe ne max penisi prishesha direkt po me ngelte ne mendje qe prishesha shpejt heren e par dhe tani qe po e mendoj them se e kam prej ksaj demoralizimin se u ndava me mbrapa dhe filloi nje koh qe me dukej sikur si kuptoja femrat ose ngaqe kam qen dhe keq me leket se sic dihet sot pa lek sbehet gje po qe kur me kan dal.iriqat nuk me behet ti flas asnjeres nuk e di dokktorr sa i qart isha mbase te ndihmojn keto qe thash se mduket kam.fol si shum nqs jo brenda mundesive mund tme beni disa pyetje heren tjeter ju faleminderit ????

      1. Msc. Dorina Kapaj thotë:

        Pershendetje. Mund te them nga sa me siper se ky demoralizim qe permend duket se te ka bere disi konfuz (pra sikur nuk arrin te kuptosh dot deri ne fund situatat dhe njerezit – edhe ne komunikim ketu kerkon pyetje per te folur dicka me qarte – pra sikur nuk mundesh dot vete te “vazhdosh” dhe kerkon mirekuptim (te pranohesh), “brenda mundesive”. Serish ajo që mund te them eshte se me krjohet pershtypja qe duke u nisur nga nje fakt I ndodhur (ejakulimi I parakohshem) gjithcka me pas sikur merr shpejtesi dhe “deshtimi” I nje radhe behet I vazhdueshem nga ankthi qe shkakton. Sikur pra, ai ka percaktuar “humbjen” tashme dhe ka krijuar tek ty ndjesine se cdo gje eshte e kote. Sigurisht kete e ke kuptuar edhe ti vete. Mund ta shohim edhe nga nje kendveshtrim tjeter, se fakti qe nuk ishte “perfekt” ne pervojen tende te pare te ka lenduar vetvlersimin, pra sikur nuk behet fjale per kenaqesi por per nje performance ku merret nje “note”. Nuk e di nese ne jeten tende gjithcka eshte performance dhe shume pak kenaqesi, pra kur ti nuk eshte se e shijon shume ate qe ben por e ben thjesht se duhet bere. Sigurisht qe ne kete rast ne menyre te pavetedijshme do kerkosh te mbarosh pune sa me shpejt. Nuk e di gjtiashtu nese me mendje krijon nje tablo me pare dhe kur nuk realizohet me detaje ky skenar qe ke ne mendje te bezdis dhe te shkakton ankth. Por nese eshte keshtu atehere pritshmerite e tua ndaj vetes jane nje faktor kyc qe cojne ne kete lloj gjendjeje ku duke qene se pritshmerite jane perfekte rezultati do jete gjithmone jo perfekt pasi pritshmeria nuk eshte realiste, pra eshte perfekte. Madje duket sikur ndarja eshte per ty eshte pasoje e natyrshme (pra nuk ke pse te luftosh) e kesaj gjendjeje. Sic jam shprehur edhe me pare, mendoj se duhet te komunikosh ne menyre interaktive ne faqe chat per te hulumtuar arsyet e kesaj frike per tia dale sipas menyres tende, ose kesaj “deshire” per te mos ia dale ne fund nese eshte dicka larg perfektes. Qerthulli qe sjell ankthi pershpejton githcka dhe ereksioni eshte shume jeteshkurter kur mendimi I paraprin gjithmone kenaqesise apo veprimit. Gjithe te mirat.

        1. xhepi thotë:

          ju faleminderit per shpjegimin po do ju kerkoja dhe nje nder te me drejtoni ku mund te shprehem me ndonje chat nqs dini ndonje do ju lutesha tma thonit ju flm

          1. Nuk Je Vetem thotë:

            Pershendetje,

            Nese doni te flisni drejtperdrejte ne chat me nje ekspert mund te lidheni ne chatin e faqes tone wwww.nukjevetem.al. Cdo dite ne rrjetet tona sociale publikohen emrat e eksperteve ne linje. Po u bashkengjit nje link me nje video orientuese. Gjithe te mirat.

            Stafi Nuk Je Vetem

            https://www.youtube.com/watch?v=ZjcLbXs-QxM&feature=youtu.be

    2. xhepi thotë:

      te ka ardhur komenti qe bera doktorr?

      1. Admin thotë:

        Pershendetje,

        Pyetja juaj i eshte nisur ekspertit dhe se shpejti do te merrni nje pergjigje.

        Stafi Nuk Je Vetem

        1. xhepi thotë:

          ju flm ????

        2. xhepi thotë:

          na harruat fare me duket..

          1. admins thotë:

            Pershendetje,

            Nese deshironi te flisni me ekspertin mund te lidheni ne menyre te drejtperdrejte me te ne chatin e NukJeVetem. Sot e gjeni ne ore oren 21.00-22.00. Gjithe te mirat.

            Stafi Nuk Je Vetem

Lini një Përgjigje te Admin Anuloje përgjigjen

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.