Këshilla/Blog

Ergi 06.05.2020

Pershendetje jam Ergi 23 vjece , dua nje keshille nga Dr Elinda ju lutem . Jam 14 javeshe shtatezane para 1 jave me bene ne spital analizen e urines edhe te gjakut komplet dhe me dolen mire , sepse kisha nje hematome 1 cm poshte murit te mitres , kam marr mjekim Spamex , dhe ovula vaginale gjithashtu edhe multivitaminat , ajo qe me shqeteson eshte se kam ndjesine e marramendjes kur leviz qafen ose ngrej koken lart me merren mend , tensionin ndonjeher e kam 11 me 7 njeher 10 me 6 , dua te dij nese eshte normale kjo marramendje jo shume e forte por e kam ne disa momente sidomos kur e kam qafen e ulur ose e kthej anash , theksoj qe para se te mbetesha shtatezane kam vuajtur nga crregullimet e ankthit dhe ne muajin shtator dhe muajin dhjetor kam bere shume analiza eko gjithashtu te zemres barkut me dilnin mire , tani me ka kapur nje frike e madhe mendoj se mos e semure nga zemra mendoj se kjo marrje mendsh me vjen nga zemra ose nga ndonje semundje e keqe . Ju litem mund te jepni nje keshille rreth kesaj sepse e kam cdo dite kete gje , ne gjum jam e qete kur zgjohem me pas e kam kete ndjesi me kap ankthi me pas .

  1. Dr. Elinda Gjata thotë:

    Pershendetje Ergi. Uroj qe shtatzania te te shkoje mbare. Te kesh frike eshte njerezore, por duhet qe te miremenaxhohet frika, mos te na pushtoje dhe te na veje per fundi. Ti i ke bere te gjitha kontrollet per zemren, sic thua, dhe nuk ka rezultuar asnje problem ne dhjetor. Si vajze e re qe je, vetem po te kishe nje semundje te lindur te zemres, se nuk ka mundesi te semundesh nga zemra tani. Keshtu qe kete ta perjashtoj me 1000%. Marrja e mendeve mund te jete e lidhur me uljen e tensionit ne tremujorin e dyte ku sapo kehyre, mund te jete e lidhur me nje spondiloartroze ne qafe (prape, pak e mundur per moshen tende, por edhe nese eshte, nuk eshte asgje e rrezikshem as per ty as per bebin), mund te jete nga veshi i mesem etj. Pra, te gjitha keto arsye mund t’i diskutosh me mjekun ne takimin e radhes, por nuk jane gjera qe te rrezikojne jeten ty apo bebit, apo te kene pasoja te renda per shendetin e te dyve. Jane besdisese, por asgje per t’u shqetesuar. Je nje òike me barre, kaq ke, asnje semundje apo gje te keqe. Mundohu te shijosh barren, llastoju pak se te takon, por mos e semur veten me zor. Te uroj çdo te mire.

Lini një Përgjigje te Dr. Elinda Gjata Anuloje përgjigjen

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.