Këshilla/Blog

Ana 03.02.2020

Para dy ditesh kam kryer marredhenie seksuale te pambrojtura me dike. Ketu perfshihet seksi anal dhe ai oral, por jo vaginal. Diten e sotme me jane shfaqur dy pucrra te kuqe ne pjesen e brendshme te kofshes, dhe kam pare disa pika te kuqe rreth pjeses se vagines, por qe pastaj keto te fundit u zhduken. Nuk kam asnje simptome tjeter, por shqetesohem se mos kam marre ndonje infeksion ose semundje. Deshiroj te di nese janw shenja shqetesuese dhe a ka nevoje te bej ndonje analize te metejshme per te pare nese kam ndonje problem? Ju faleminderit paraprakisht.

  1. Dr. Elinda Gjata thotë:

    Nuk mendoj se keto qe ju referoni jane shfaqje te nje semundjeje seksualisht te transmetueshme. Gjithsesi, ky eshte perceptim, jo diagnoze, sepse pikat e kuqe kane shkaqe te ndryshme, aq me teper qe nuk keni kryer seks vaginal. Nese ju shtohen, zmadhohen apo ju shqetesojne, beni nje kontroll te mjeku. Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.