MSc. Enkel Bulica
Psikolog Klinik/Psikoterapist PsikanalitikEnkel Bulica është diplomuar në vitin 2004 si Psikolog Klinicist pranë Universitetit të Tiranës. Specializant në Psikoterapi Psikanalitike pranë Sigmund Freud University Vienna.
Fushat e tij të interesit në lëmin e Psikoterapisë përfshijnë trajtimin e çrregullimeve psikologjike të ankthit e depresionit, traumat, vështirësitë e rregullimit të emocioneve dhe problemet në marrëdhëniet me të tjerët. Ka një interes të veçantë në trajtimin e gjendjes së ankthit social.
Anëtar i Urdhrit Shqiptar të Psikologut.
Anëtar i Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi.
Praktikon psikoterapinë psikanalitike/psikodinamike në praktikën e tij private dhe online që prej vitit 2015.
Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar, kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?
*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.