Ekspertët tanë

që janë në dispozicionin tuaj

Streha LGBT – Ndihme psikologjike

“Streha” është qendra e pare rezidenciale jo-publike në jug të Evropës Lindore, e cila ndihmon komunitetin LGBT në raste emergjente të strehimit dhe akomodimit. Ajo filloi si një projekt pilot i dy organizatave kryesore LGBT në Shqipëri, Aleanca kundër Diskriminimit LGBT në bashkëpunim me Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT, respektivisht që nga hapja e dyerve të saj në Dhjetor 2014.

“Streha” është aktive si një OJQ e pavarur që prej 13 Nëntorit të 2015, është një shërbim konkret tranzitor për të gjithë të rinjtë LGBTI nga mosha 18 deri në 25 që përballen me dhunën dhe diskriminimin nga familja ose komuniteti (zakonisht në fazën e coming out) duke ia vështirësuar tyre jetesën. Qendra Streha është e licencuar që nga Janari i vitit 2015 nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë , për të siguruar shërbime rezidenciale dhe sociale.

Të rinjtë nën 18 vjeç dhe mbi 25 vjeç, të cilët kanë nevojë për shërbimet e Strehës, vlerësohen rast pas rasti nga stafi i profesionistëve të qendrës. Streha i siguron shërbime ri-integrimi të rinjve LGBT të pastrehë në rrezik, përmes 8 anëtarëve të stafit, përgjatë 24 orëve, në 7 ditë të javës. Qendra “Streha” ka një kapacitet prej tetë shtretërish dhe synon të jetë një shërbim që ju vjen në ndihmë të rinjve në rrezik e të pastrehë LGBTI ,në nivel kombëtar.

Një ekip multidisiplinar i qendrës “Streha” bën vlerësimin fillestar të secilit rast, dhe e pranon kërkesën për strehim në qendër bazuar në një protokoll të qartë dhe shumë rigoroz, i projektuar në përputhje me standardet kombëtare, me ndihmën e USAID dhe Assist Impact, të qendrave rezidenciale ekzistuese në Shqipëri dhe sidomos me ndihmën e rrjetit të strehave “Albert Kennedy Trust” në Britaninë e Madhe që punon që nga viti 1989.

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.

[expert_name]