Këshilla/Blog

01 Korrik 2021

Fondacioni Together Albania organizoi një seri takimesh në rajonin e Shkodrës, për informimin dhe ndërgjegjësimin e prindërve mbi trafikimin e qenieve njerëzore.

Pjesëmarrësit e synuar, ishin prindër që jetojnë në zona të thella ku mungesa e informacionit dhe problemet e theksuara socio-ekonomike rrisin predispozitën e fëmijëve dhe të rinjve për të qënë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni. Ata u informuan për rrezikun e trafikimit të qenieve njerëzore dhe format e reja të rekrutimit online nga trafikantët, e cila vjen dhe prej përdorimit të rrjeteve sociale dhe platformave online nga fëmijët pa kontrollin prindëror. Si rrjedhojë, një rëndësi e veçantë iu kushtua gjithashtu ndërtimit të një marrëdhënie të shëndetshme prind-fëmijë.

‘Gjatë pandemisë duke qenë se ishim gjatë gjithë kohës me fëmijët në shtëpi kam vënë re që sa larg jemi ne si prind me ta. Gjatë asaj kohe kam folur shumë me djalin dhe kam kuptuar sesa të rrezikuar janë ata nga  presioni i bashkëmoshatareve të tyre dhe nga përdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale” u shpreh D.M., një nga prindërit pjesëmarrës.                      

Prindërit ndanë eksperienca dhe opinione me njëri-tjetrin dhe theksuan rëndësinë e gjetjes së metodave të duhura të komunikimit me fëmijët e tyre. Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me platformën nukjevetem.al dhe shërbimet që ajo mundëson për fëmijët dhe të rinjtë.