Këshilla/Blog

 

Fondacioni Together Albania (FTA), që nga Shkurti i vitit 2016, administron dhe zhvillon faqen e parë ueb për këshillim online në Shqipëri www.nukjevetem.al, e cila i është kushtuar të rinjve.

Faqja Ueb administrohet nga stafi i FTA-së dhe çdo komunikim mes të rinjve dhe eksperteve moderohet nga administratorët e faqes ueb.

Duke marrë parasysh kërkesat e larta që vijnë në këtë faqe për këshillim, dhe nevojën për të ruajtur cilësinë e shërbimit që ofrohet,  Fondacioni Together Albania, shpall këtë konkurs për bashkëpunëtorë të rinj vullnetarë (pa pagesë) – ekspertë këshillues dhe psikologë.

Kandidatet duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë të diplomuar në degën e psikologjisë dhe të kenë përfunduar studimet Master;
  • Të kenë te paktën 3 vite përvojë pune në këshillim;
  • Të jenë në proces të trajnimeve të ndryshme profesionale (terapi familjare, TKB, psikoterapi psikodinamike, specializim në psikologji klinike, trauma terapi etj.);
  • Të kenë vullnet dhe dëshirë të kontribuojnë në mënyrë vullnetare për mirëqenien psikologjike të të rinjve;

Përparësitë dhe përfitimet profesionale të angazhimit si ekspert vullnetar në www.nukjevetem.al:

  • Trajnime të rregullta për ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e këshillimit online;
  • Angazhimi i drejtpërdrejtë në fushën profesionale;
  • Fuqizimi i ndjenjës së përkatësisë profesionale dhe kontributit për shoqërinë;
  • Mundësia e pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare, dhe hulumtime shkencore;
  • Pjesëmarrja në takimet mes kolegëve, ndarja e vështirësive dhe dilemat profesionale (intravizioni);
  • Mundësi e supervizimit profesional nga dy supervizorë të çertifikuar të faqes ueb (pas disa muajsh);
  • Certifikata për trajnime të caktuara;
  • Letër rekomandimi;

Të gjithë kandidatët e interesuar inkurajohen që të dërgojnë CV-të e tyre deri me dt. 18 Mars 2021 në emailin: together.albania@gmail.com

Komisioni përzgjedhës është i përberë nga FTA dhe 2 përfaqësues të grupit të këshilluesve. Të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet do të ftohen të kryejnë një intervistë, për të cilën do të njoftohen paraprakisht.

Shënim: Të gjithë ekspertet e faqes ueb www.nukjevetem.al ofrojnë këshillim në formë vullnetare.