Për ne

Nuk je vetëm është webfaqe këshilluese e cila ju dedikohet të rinjve dhe paraqet një mjedis të sigurt që të shprehin preokupimet e tyre më intime përmes internetit, dhe në të njëjtën kohë të marrin këshilla profesionale nga ekspertë të fushave të ndryshme.

Kjo web faqe këshilluese ka për qëllim që t’ju ofroj të rinjve mundësi këshillimi dhe ndihmë për brengat e tyre me te cilat ballafaqohen gjatë rritjes dhe përditshmërisë së tyre. Kjo formë e këshillimit e bën më të lehtë qasjen e të rinjve tek ndihma profesionale nga ekspertët të fushave të ndryshme. Qëllimi i kësaj faqe është të ofrojë këshillim profesional falas dhe ne formë plotësisht anonime të rinjve. Kjo webfaqe synon te mbulojë mungesën e shërbimeve këshilluese për të rinj në shkolla dhe institucionet shëndetësore.