Këshilla/Blog

11 December

“I would love so much to know what a human trafficker thinks and what drives him to do something like that? How can he ruin someone’s life for his own gain?”

“How can they ruin someone’s life like that?”

“How can the police not track them?”

“How is it that nobody noticed what was going on with the girl that was trafficked?”

These and similar questions were asked again and again by young people during the awareness lectures in the schools in Kukës, Dibra, Shkodra and Tirana.

A group of fourteen school psychologists trained in the prevention of human trafficking, talked face to face with more than 1,800 pupils about the threats from the phenomenon. The topics covered included the most vulnerable groups likely to be exploited, and how common signs and situations that might flag a risk of trafficking or other types of exploitation can be identified.

The second part of the meeting opened up the debate on where help can be sought, and how children could protect both themselves and each other. It was very interesting to observe the level of engagement and insights gained from these talks.

O.Sh., a 16-year-old girl, says, “I realised that if I feel endangered it is very important that I tell someone, because there are always ways to get help, either from institutions or by simply emailing nukjevetem.al anonymously.”

A.N, a 15-year-old girl says, “We might all be at risk, particularly young girls and boys who come from poor families, and where there is domestic violence.” This insight emphasised the essential role that the family plays in protection of children from falling victim to human trafficking.

Awareness raising on human trafficking was the main focus of the activities that Foundation Together Albania held during November and December. The sessions organised with young people are making them more informed and empowering them to protect themselves, their friends and other members of the community.

SHQIP

11 Dhjetor

Shëndeti mendor në qendër të trafikimit të qenieve njerëzore nga Fondacioni Together Albania!

“Do të doja shumë të dija si mendon një trafikues dhe çfarë e shtyn të bëjë diçka të tillë?

Si mund t’i shkatërrojë jetën dikujt për përfitimet e veta?”

“Si është e mundur që të shkatërrojë jetën e dikujt në atë mënyrë?”

“Si mundet që policia të mos arrijë t’i gjurmojë ata?”

“Si është e mundur që askush nuk e vuri re cfarë po ndodhte me vajzën që u trafikua?”

Pyetje të tilla që vinin nga të rinjtë ishin në qendër të ligjëratave vetëdijësuese në shkollat e Kukësit, Dibrës, Shkodrës dhe Tiranës.

Një grup prej 14 psikologësh shkollorë të cilët u trajnuan për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, biseduan drejtpërdrejt me më shumë se 1800 nxënës rreth rreziqeve të trafikimit të qenieve njerëzore. Temat që u diskutuan adresuan cështjet në vijim: cilat janë grupet më të prekshme që mund të shfrytëzohen; si mund të identifikojnë shenjat dhe situatat e zakonshme që mund të paraqesin rrezikun e trafikimit apo formave të tjera të shfrytëzimit.

Pjesa e dytë e ligjëratave krijoi diskutime se ku duhet të kërkonin ndihmë; si mund të mbronin veten dhe të tjerët nga të qenit pré e trafikimit të qenieve njerëzore.  Ligjëratat u karaterizuan nga niveli i lartë i  përfshirjes dhe reflektimit nga ana nxënësve.

O.Sh, 16 vjeç tha se: “Kuptova se nëse ndihem e rrezikuar, është mirë t’ia them dikujt, pasi ndihma ekziston, qoftë nga institucionet por edhe thjesht duke shkruar online te nukjevetem.al në formë anonime.”

Një tjetër reflektim që vlen të përmendet ishte nga A.N, 15 vjeç që tha se: “Të gjithë jemi të rrezikuar, por kryesisht vajzat dhe djemtë, të cilët vijnë nga familje të varfra dhe aty ku ka dhunë në familje” duke vënë theksin te roli thelbësor që familja ka në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndërgjegjësimi i të rinjve mbi trafikimin e qenieve njerëzore, ka qenë fokusi i aktiviteteve të Fondacionit Together Albania gjatë muajve Nëntor e Dhjetor 2020. Kontakti i drejtpërdrejtë me të rinjtë, mundësoi që ata të jenë më të informuar dhe të aftë për të mbrojtur veten, bashkëmoshatarët, dhe anëtarë të tjerë të komunitetit.