Këshilla/Blog

Menor 09.05.2021

Prsh kam nje problem qe 3 vite ai problem esht smun te marrr frym shlir me dhemb gjoksi ne anen e majt ter diten dhe fmryma me pengon ter diten qe 3 vje vetem kur flej sni asgjë kam ba te gjitha alnaliza kejt me kan dal mir

  1. Arela Çarku thotë:

    Përshëndetje,
    Fillimisht më lejo të të them se më vjen mirë që keni dalë në rregull me analizat mjekësore, ndonëse lexohet dukshëm tek letra jotë shqetësimi mbi këto simptoma që të shfaqen prej 3 vitesh. Vështirësia në frymëmarrje dhe dhimbja e gjoksit janë simptoma të ankthit gjithashtu, sikurse janë simptoma që flasin diçka për ju. Diçka që për tre vite nuk po mund të artikulohet ndyshe. Nuk po gjen formë të shprehet ndryshe përveçse përmes gjuhës së trupit. Do doja të dija sesi janë shfaqur në fillim. Si ka qenë situata sociale dhe gjendja personale kur të janë shfaqur fillimisht këto simptoma? Zakonisht në çfarë situatash këto simptoma bëhen më të ashpra apo më të forta tek ti?
    Do doja të komunikonim bashkë që të mund të kuptonim më mirë se çfarë po komunikon ankthi jot. Konsideroji këto simptoma si një fjalor fizik.. i cili flet por spo kuptohet..
    A jeni gati ta dëgjoni?

    Të uroj gjithë të mirat,
    Arela

  2. I paemër thotë:

    Arela faleminderit shum

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.