Këshilla/Blog

Ju lutem ktheni sa me shpejt jam ne ankth 26.04.2021

Jam 16 vjec dhe dyshoj qe mund te jem shtatzan kam kryer mardhenie te pambrojtur jam ndjer cuditshem keto koh cikli u vonua fare pak dit por ka filluar gjakderdhja tani dhe nuk di a esht cikli apo gjaku nga shtatzania pasi kam lexuar ne internet simptoma te shtatzanise. Do bej nje test pasi t mbaroj gjakderdhja por ju lutem me tregoni ku mund te kryhet aborti sa kushton dhe a duhet prania e njerit prind?

  1. Nuk Je Vetem thotë:

    Pershendetje,
    Te falenderojme qe e ke ndare shqetesimin tend me ne. Se pari te rekomandojme qe te qetesohesh dhe te kryesh nje test per tu sigurar nese je shtatzan.
    Nese ke vendosur te jesh seksualisht aktive duhet te kesh parasysh qe marredheniet seksuale te pambrojtura mund te sjellin jo vetem shtatzani te pa deshiruar por edhe semundje seksualisht te transmetueshme. Kyrerja e abortit ne moshen tende kerkon pranine e njerit prej prinderve ndaj te keshillojme te flasesh me ta dhe te informohesh mbi pasojat qe aborti sjell ne shendetin riprodhues nese kryhet ne menyre ilegale dhe jo nen kujdesin e nje mjeku obsteter gjinekolog.
    Ndihu e lire te na shkruash serisht nese ke deshire.

    Gjithe te mirat,
    Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.