Anonim 11.01.2021
Pershendetje doktoresh, une ne muajin qershor pata nje abort spontan ne javen e 4 te shtatzanise,ishte shtatzania ime e pare.Pastrimin e bera me medikamente jo me nderhyrje kirurgjikale.Doktori me tha prit 3 muan pastaj te provosh,prita deri ne fund te Gushtit..U bene gati 5 muaj qe provoj dhe nuk po ngelem dot perseri.Ekografite transvaginale qe kam bere me dalin mire.Jam e merzitur pse spo ngelem perseri.Ju falenderoj nese me ktheni nje pergjigje sepse jam shume ne ankth
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. 5 muaj jane ende shume shpejt per t’u shqetesuar. Aq me shume, pas nje aborti, i cili rrit nivelin e stresit. Ekografia vaginale nuk eshte treguesi i vetem per fertilitetin, por jeni shpejt per egzaminime te tjera. Prisni, ju dhate prova qe ngelni shtatzane. Mos e humbni durimin kaq shpejt, do ndodhe, pa merak.
Ju pershendes,
Elinda