Këshilla/Blog

11.02.2016

Pershendetje do doja te ndaja problemin qe kam me ju.Do te isha shume mirnjohse nese me ndihmoni. Une kam luhatje humori dhe pothuajse gjate gjithe dites jam e merzitur , mendoj shume per gjera koti qe me merzisin , perkem shume shpejt dhe qaj , jam shume nevrike kur merzitem.Kam dhimbje koke te vazhdueshme .Kjo gje eshte perkeqesuar kur kam lindur vazjen time pothuajse nje vit me lodhje dhe pagjumesi .Tani kane kalur dy vite dhe gjerat vazhdonje e perkeqsohen …po semurem edhe fizikisht .Dua te jem e lumtur dhe pa e mbytur veten time me merziti .Faleminderit .

  1. Denisa Ndreka thotë:

    Përshëndetje Alda,
    Simptomat që ju përshkruani më cojnë të mendoj për një gjëndje depresive. E përshkruar nga ju, si gjëndje që ka nisur pas lindjes së vajzës, mund të jetë një Depresion Postpartum i patrajtuar. Por në një pikë të përshkrimit , ju thoni që kjo gjëndje është përkeqësuar pas lindjes së vajzës, nga e cila lihet të kuptohet se disa simptoma kanë qënë prezente edhe më parë.
    Duhet të ketë qënë e ngarkuar emocionalisht për ju kjo periudhë 2 vjecare ku përvec se ju është dashur të përshtateni me rolin tuaj të ri si nënë , ju është dashur gjithashtu të përballeni edhe me simptoma më intensive. Prandaj duke ju përgëzuar që po kërkoni ndihmë, do t’ju sugjeroja që të shkonit më tëj. Kontaktoni një profesionist të shëndetit mendor( psikolog/ psikiatër) dhe ai do t’ju ndihmojë të punoni me ‘të qënit e lumtur pa e mbytur veten me mërziti’ qëllime me të cilat ju mbyllni shkrimin tuaj.
    Ndërkohë do t’ju sugjeroja që ju të ndërmerrnit disa hapa në të përditshmen tuaj : Flisni për ndjenjat tuaja me të afërmit, kalonit kohë me to, përfshihuni rregullisht në një aktivitet fizik që ju pëlqen , përpiquni të identifikoni mendimet negative që keni dhe t’i zëvëndësoni ato me mendime më të balancuara, hani në mënyrë të shëndetshme, përfshihuni në aktivitete që pëlqenit dikur etj.
    Sugjerimet e mësipërme nuk zëvëndësojnë ndihmën profesionale e cila është e nevojshme në rastin tuaj.
    Faleminderit që na shkruani!
    Denisa Ndreka, Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.