Këshilla/Blog

Bani 27.09.2021

Pershendetje,
Jam 18 vjec, sefundmi lexova nje artikull per skizofrenin dhe me duket sikur do me ndodh mua,kam frike se mos degjoj zera jo real apo sikur m ndjek ndonjeri.Kohet e fundit jam n gjendje ankthi dhe me fiksohet sikur do me ndodh.Ju lutem t me ndihmoni me ndonje sqarim ose keshill.
Faleminderit!

  1. Blero thotë:

    Pershendetje doja t thoja q dhe un e km kaluar nje gjendje t till m dukej sikur do cmendesha ose m sakt isha cmend mendoja gjithmona e km ber mir a kam vepruar si i cmendur dhe kur e mendoj qesh me vete sepse nuk esht asgje eshr thjesht nje crregullim i ankthit dhe duhet vetem t mendosh pozitivisht dhe m beso ke per tia dal sepse kalon thjesht duhet ti japesh forc vetes

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike thotë:

    Përshëndetje,

    E kuptoj shqetësimin tënd, kuptoj që ke frikë dhe ankth dhe ndoshta po kërkon përgjigje duke lexuar.

    Do të ishte shumë mirë të flisje për shqetësimet që po përjeton me një person që ti e njeh mirë dhe të cilit mund t’i besosh. Ai/ajo do të të japë një mendim dhe do të të ndihmojë konkretisht.

    Gjithashtu, do të të sugjeroja që të flisje me një profesionist nga afër për të kuptuar më mirë shqetësimet e tua, gjërat që të frikësojnë dhe me të cilin mund të flasësh gjatë e gjerë për mendimet dhe ndjenjat e tua.

    Skizofrenia është një problem i shëndetit mendor dhe dallohet nga disa shenja apo simptoma që mund t’i vlerësojë vetëm një profesionist (mjek psikiatër apo psikolog klinik). Duke lexuar marrim informacione, por jo gjithmonë ato mund të jenë të sakta (madje ndonjëherë na frikësojnë më tepër seç duhet).

    Duke e vlerësuar shqetësimin tënd, të mbështes dhe të inkurajoj që të kërkosh ndihmë te një mjek apo një psikolog dhe të marrësh një vlerësim të saktë të gjendjes. Vetëm pas një vlerësimi, përcaktohet “emri” i shqetësimit dhe një trajtim që do të të ndihmojë ta përballosh dhe ta kapërcesh gjendjen.

    Vetëm duke folur me dikë mund ta kuptosh veten më mirë dhe duke e kuptuar veten më mirë, mund ta ndihmosh atë. Ti nuk je vetëm, jam e bindur që ke njerëz afër që të duan, që kujdesen për ty dhe do të të ndihmonin në çdo rast.

    Në faqen tonë ka një listë ekspertësh që ofrojnë këshillim online pa pagesë përmes chat-it. Mund të shohësh oraret dhe ta përdorësh shërbimin për një komunikim më të drejtpërdrejtë.

    Duke uruar të shkojë gjithçka mirë,

    Të përshëndes,

    Lediona Braho

    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.