Këshilla/Blog

Asia 30.05.2022

Pershendetje,
Jam 51kg dhe 164cm dhe jam nen peshe, por pyetja ime eshte se a ka te beje pesha e dobet me ankthin sepse gjith kohes jaam ne siklet dhe ankth kam vetem mendime te keqia. Te gjith me thon se je e dobet dhe po me merzisin shume. Nese ha me zor vjell ,ndryshe ha shum pak dhe nuk kam fuqi lodhem shpejt , a e kam nga pesha e dobet apo nga ankthi

  1. Nuk Je Vetem says:

    Përshendetje Asia dhe faleminderit që na ke shkruar.
    Për t’ju përgjigjur pyetjes tënde vetë pesha e dobët nuk ka një lidhje direkte që të shkaktojë ankth.
    Megjithatë të kequshqyerit mund të ketë një lidhje më ankthin. Si edhe ankthi mund të shkaktojë ulje të peshës.
    Vetë ankthi mund të japi ndjesi të të vjellit. Por kur ti thua “nëse ha me zor e vjell”- cfarë është ajo që të shtyn për të ngrënë me zor?
    Thua se të tjerët të thonë se je e dobët dhe po të mërzisin – cila është pjesa që të mërzit? Përmend se je nënpeshë, po ty vetë si të duket pesha që ke, a ndihesh rehat me të apo do që të shtosh në peshë? Sa kohë ke që je nënpeshë? Si ka filluar humbja e peshës, ka qenë dëshira jote apo ke pasur që më herët këtë problem me peshën?
    Të ftoj të marrësh kohën për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve dhe ndoshta do gjesh një përgjigje se si është lidhja midis peshës edhe ankthit.
    Mesa thua, që ha pak dhe nuk ke fuqi pasi lodhesh shpejt e mira do ishte që të mund të rregulloje këtë pjesë midis ankthit dhe të ushqyerit që të kesh më tepër energji dhe të mos afektohesh në angazhimet e tua.
    Prandaj do të rekomandoja që të mund të ndiqje këshillim me një psikolog për të kuptuar gjithcka më mirë dhe për të filluar të vësh në zbatim ndryshime të nevojshme për të qenë dhe për t’u ndjerë më mirë.
    Të uroj më të mirat!
    Staf i Nukjevetem.

  2. girl says:

    dhe un jam nenpeshe dhe mendoj qe e kam nga emocionet e teperta sepse jam tip shume emocionues..

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.