Këshilla/Blog

Anonomja 29.12.2020

Pershendetje une jam nje vajze 18 vjece.
Problemi im qendron te vetja.Me duket sikur nuk jam me une dhe cdo gje qe bej apo them si bej une madje nuk mbaj mend gje.Nuk me jep emocion asgje dua vetem te qaj sa te ngelem pa fryme.Dhe kur mendoj per te shkuaren me duket sikur nuk i kam bere une apo sme japjn asnje emocion.nuk kam ndjesi as per te ngrene as force te ngrihem nga krevatii..asgje
E bej cdo gje me detyrim dhe ne menyre mekanike.
Me duket sikur do cmendem.Kam frike nga e gjitha kjo se mos cmendem apo bej ndonje veprim te keq te gabuar.
Me duket sikur nuk e gjej kurre lumturine dhe sikur cdo gje e bej kot jo se e ndjej.

  1. Arela Çarku thotë:

    Përshëndetje,
    Teksa po lexoj letrën tënde, nuk të ndjej mekanike, ndjej emocion në fjalitë e tua. Dhimbje,
    lëndim, trishtim, frikë, gjykim dhe vetëndëshkim. Çdo vështirësi vjen nga vetja.. por dua të
    kuptoj nëse për ty vetë problemi është Vetvetja. Kjo më bën të pyes, çfarë ka bërë ose nuk ka
    bërë vetja për ty që të ka lënduar kaq shumë sa dëshiron të heqësh dorë. Të duash të qash sa të
    ngelësh pa frymë…Vetë qarja ka emocion… Ti ndjen, por mesa duket është aq i fuqishëm dhe aq
    lëndues sa nuk mundesh ta artikulosh, të mpin, të shtyp dhe të konsumon. Në të ndjejtën kohë
    edhe pasiguritë po të konsumojnë energji, si frika e dyshimi se mos bën diçka të gabuar, se mos
    po çmendesh dhe se mund të mos e gjesh kurrë lumturinë.
    A ke qenë ndonjëherë e lumtur? Sa kohë ka që je në këtë gjendje? Ti po funksionon në
    përditshmëri, por po e ndjen dhimbjen e të mos ndjerit asgjë.. A e ke ndarë këtë gjë me dikë?
    Të ndjej shumë vetëm, por ti nuk je vetëm. Dua të kuptoj më shumë për ty.. Më thua se veprimet e së shkruarës të duken sikur nuk i ke bërë ti.. A ndiheshe kështu edhe atëhere apo vetëm tani që i mendon. Më lejo të të njoh pak më shumë, aq sa ti të jesh rehat dhe mjaftueshëm sa unë të mund të ndihmoj..
    Të përshëndes,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.