Këshilla/Blog

Gdf 15.04.2021

Jam nje vajz qe vuaj shum nga depresioni .kam rreth 2 vite qe jam martuar dhe jetoj ne uk.kam lindur djal para 10 muajsh.dhe qekur erdha ktu ne uk nuk me ze vendi vend.po sa me shum kalon koha aq me shum mendime negative me vijjn ne kok.mduket sikur do i bej dicka vetes dhe djalit.jam shummmm e friksuar.shoh cdo gje bardh e zi.sikur jeta ime do mar fund.kam frik te rri vetem .

  1. Miki thotë:

    Njejt cdo sen me eshte bere zi, vetem naten po munde te fle mire, me dhemb qafa koka gjitha

  2. Ada thotë:

    E dashur ke dicka qe te shqeteson cfare mendon se te ka cuar ne kete gjendje ..Po me burrin si i ke mardheniet? Ndoshta edhe nga largesia qe ke me njerezit e tu te ka shkaktuar ankth.

  3. Kingu thotë:

    ajo qe ti po kalon nuk eshte asgje tjeter pos stresit pas lindjes qe eshte normale tek femrat sidomos ne lindjet e para , eshte kaluese mos u shqeteso , motra ime ka qene ne kete gjendje dhe e ka kaluar mirepo te duhet edhe mbeshtetja e familjes burrit .Lexo be internet per stresin pas lindjes do e kuptosh se eshte normale

  4. Msc. Dorina Kapaj thotë:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Duket se pertej veshtiresive te te jetuarit ne nje vend te ri larg familjes tende qe eshte dicka jo e thjeshte, je duke u perballur me nje sfid tjeter jo te vogel tani qe je bere nene. Eshte e kuptueshme se sa e veshtire mund te jete kjo per ty, per te qene ne gjendje qe te kujdesesh per veten dhe per djalin tend te vogel. Duke qene se ti e pershkruan gjendjen tende si depresion dhe duke marr parasysh se sa e veshtire eshte perditshmeria e te kujdesurit per nje foshnje une do te te keshilloja te konsultoheshe me nje nje mjek ne zonen tende dhe te kerkoje aty ndihme pasi ka sherbime si psikoterapia dhe medikamente qe mund te te ndihmojne. Te uroj gjithe te mirat.

    Perzemersisht,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.