Këshilla/Blog

Ana 06.09.2022

Pershendetje, jam Ana 34 vjec jetoj jashte dhe jam pa dokumenta dhe nuk kam mjek ketu ku jetoj. As mundesi ekoninike te ndiqem privatisht nga nje mjek. Qe nga maji vuaj nga ataket e panikut dhe perdite kam probleme te ankthit. Me mpihet trupi, dhimbje koke, me vjen te vjell, nuk rri dot ne kembe, takikardi, veshtiresi frymemarje. Nuk po mundem me. Kjo ka ndikuar dhe ne humorin tim po perjetoj gjendje depresioni shume te keqe. Kam provuar mjekime bimore por eshte njesoj sikur nuk i pi, sme japin as efektin me te vogel. Sot me vijne nga shqiperia ilace LIBRIAN se ketu nuk ma japin pa recete. Sa kohe mund ta perdor kete mjekim? Cfare te bej te dal nga kjo gjendje qe po me mer frymen. Eshte e tmerrshme, teper e frikshme. Ju lutem me ndihmoni

  1. Ada says:

    Pershendetje Ana. Une nuk jam profesioniste, por ashtu si ti, dhe une e kam kaluar kete gjendje. Me fillo para 3 vitesh pas nje vdekje ne familje dhe halleve te shumta. Kam kaluar nje situate qe nuk r besoja se po.me ndodhte mua, aq sa me dukejnse mori fund gjithcka dhe asgje nuk ka per tu kthyer si me pare. Mora nja 3 muan ilace, po nuk e di te them nese me ben ndonje efekt kushedi. Sikur te mos mjaftonte gjendja ku isha, u largova dhe une jashte shtetit, ku jetoj prej me shume se 2 vitesh. Klima e keqe, mungesa e njerezve, e shoqerise, aktivitetit, etj, ishin faktor qe e rendonin situaten. Une kam arritur te dale nga gjendja vetem me kurajo. E vendosa qe vetem unr mund ta nxjerre veten nga kjo situate. Fillova ti vendosja vetes rutine, ecje, vrap, ushqim i balancuar, evitimi i kafeines, gjume me orar, meditim dhe besim. Nuk me eshte larguar plotesisht ankthi, se ai eshte pjese e jetes se cdo njeriu, por thjesht e menaxhoj. Kur me ze kjo situate e marr dhe si me te qeshur, se e di qr do kaloje e do kthehet prape. E kam pranuar me veten tani, dhe ankthi nuk ka me ate ndikim qe ka patur tek une. Ankthi eshte frike nga frika. Duhet te dish qe ataku i panikut eshte aktivizimi i organizmit per tu perballur me nje kercenim imagjinar, dhe nuk ke asnje lloj problemi shendetesor. Mund te te them qe nga ankthi vuan me shume se gjysma e njerezve ne bote, sidomos femrat. Perpiqu ta marresh me.sportivitet dhe ke per ta pare qe pas ca kohe nuk do te te shqetesoje me ashtu si tani. Gjithe te mirat!

  2. Ankthi says:

    Nese don me ler nje adres dhe bisedojm, por duhet te kthehesh ne vendin tend per sherim ske zgjidhje tjeter me keto keshilla nuk mund te ia dalesh ndoshta pa marjen e terapis

  3. Linda says:

    Pershendetje un jam ne depresion dhe ndihem ter kohen shum e trullosur nuk komunikoj me njerz fare , si te jem nje truo pa shpirt te lutem me trego a je ndjer edhe ti keshtu dhe si e ke larguar

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.