Këshilla/Blog

ledi ledi 13.05.2022

prsh stafi ju lutem me ndihmoni se kuptoj qe kam keto fiksime pa lidhje para 1 muaj me dhimbte koka e un e mbaja mendjen aty kur me linte e mendoja sikur te me kapi prap dhe sa her qe e mendoja me mpiheshe vërtet dhe me shkaktonte ankth qe prej asaj dite po mendova një gjë me ngelet ne mendje dhe sa her i kujtoj më shkaktojn ankth dhe tani trupi im ka mar shum ankth per cdo gje te vogël kam frik a mund te hiqen keto fiksime se sa her i mendoj vetem ankth kam me dridhet trypi shqetsohem më teper se c duhet per cdo gje ju lutem shum më ketheni një pergjigje cfar mund të bej

  1. Anonymous says:

    ju lutem më ketheni një pergjigje

  2. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje ledi,
    Faleminderit qe na ke shkruar dhe i je drejtuar faqes sone duke ndare shqetesimin tend.
    Fillimisht do te pyesja nese mund te na tregosh dicka me teper rreth situates? Nese mundesh te na thuash se cila eshte ajo te ciles i frikesohesh? A eshte se dhimbja e kokes do te vazhdoje te perseritet? Apo eshte frika se do ndodhi dicka tjeter me e rende pas dhimbjes se kokes? A ka dicka tjeter qe te shqeteson dhe qe te ndjell ankth?
    Te kuptuarit e arsyes se cfare i frikesohesh te ndihmon edhe me mire per te perballuar gjendjen ankthioze. Eshte e drejte ajo qe thua, qe sa me teper mendime negative te kesh edhe ankthi fillon e rritet gjithmone e me shume.
    Mund te vij ne ndihme te kujtosh se pas nje dhimbje koke nuk te ka ndodhur asgje tjeter me e rende fizike duke bere keshtu nje shkeputje midis te ndjerit e dhimbjes se kokes dhe idese ankthioze.
    Gjera te tjera qe mund te ndihmojne jane te merresh me aktivitete qe te pelqejne, te ecurit ne natyre, kujdesi per te ushqyerin shendetshem (ulja e stimuluesve si kafeja apo alkooli qe mund te nxisin anen fiziologiike) dhe gjumin duke mbajtur nje rutine ditore.
    Disa sugjerime nga ekspert i fushës për të përballur më mirë ankthin mund t’i gjesh edhe në videon më poshtë:
    https://youtu.be/UK0Q-HP–Rs
    Nese ke mundesine dhe deshiron, konsultimi me nje psikolog mund te te vije ne ndihme apo mund t’i drejtohesh edhe ne chat-in e faqes sone kur psikologet tane jane online gjate orareve te percaktuara.
    Te urojme me te mirat!
    Stafi i nuk je vetem

  3. ledi says:

    prsh faleminderit per pergjigjen un jam i vetdishem 0qe dhombje kokes nuk esht asgjë po kam mendime obsesive se di pse me ngelen ne mendje un nuk kam qen kshu nheher lexova pa dashur per ankthin social dhe kur isha me shoket e kujtova njeher u tremba se di pse me ngelen keto me dit fiksimet se un e di qe se kam ate ghe po me fikdohen dhe i kujtoj gjat gjith fites mendoj shum gjera te kota se di ca po ndodh me mua a esht gje serioze

  4. ledi says:

    shqetesimi im esht pse e mbaj mendjen aty se un jam i vetdishem qe esht vetem fiksim cdo dit tani kan filluar te me hyjn fiksime pa lidhje isha degjuar muzik nje dit e mendova spo e degjoj me qejf tani me ka ngel ne mendje sa her degjoj muzik me kujtohet ajo qe se degjoj me qef dhe merziitem me kap si ankth brenga ime esht pse me ngelen kaq shum ne mendje keto fiksime e di qe jan te kota po vijn ne mendje si pa dashur a esht gje serioze kjo kshu probleme fizike nuk kam

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.