Këshilla/Blog

AMBER 29.04.2021

Pershendetje! Dua te pyes se pse kam prej shume kohesh idene qe do vdes.Ky mendim me vjen ne cdo situate.Dhe ndihem shume keq.Duke ndejt qete them po sikur te vdes? Aty behem keq zverdhem dridhem e me duket sikur ne ato momente do vdes.Me vijn ndermend njerez qe kane vdekur dhe pyes veten si do vdes kjo frike po me cmend .A mos valle eshte parandjenje???!!!

  1. Ada thotë:

    Jo nuk eshte aspak parandjenje por eshte ankth qe te shoqerohet me ndjenjen e frikes ndaj vdekjes.Mundohu thuaj vetes eshte thjesht mendim ,sic e the edhe vet mbas ketij mendimi zverdhesh dhe behesh keq kjo do te thot qe ankthi po vepron me shenja fizike te ju..Te them me plot bindje qe je duke perjetuar ankth ..Te sygjeroj nje bised me psikologet ketu ne faqe..Shpresoj te kem ndihmuar sado pak.

  2. Era thotë:

    Përshëndetje Amber! Edhe unë kete problem kam prej 2 vitesh nga frika qe kam, smundem as te dal as te rri gjate me njerez, eshte kaq e sikletshme kjo gjendje. Cdo moment vetem aty e kam mendjen, se di them te ndodhe nje mrekulli e te me çlirojë nga kjo pengese qe nuk me le te qete. Zoti na ndihmoftë !

  3. Anonime thotë:

    Përshendetje Amber shpresoj të jeni mir.
    Këtu ke linkun se si të fillosh një bisedu me psikolog në orën 22:00 deri në 23:00 natën është Dr Almadina shikoje se si duhet dhe bisedo me Dr
    https://www.youtube.com/watch?v=ZjcLbXs-QxM
    Shpresoj të kem ndihmuar qdo të mir .

  4. Ela thotë:

    Pershendetje! Cdo situat e lidh me dicka negative mund te kaloj 1 dit shum te bukur por prap kam frik te jem e lumtur mendoj me vete gjithmon te keqen gjithmon fiksohem shum kollaj e nuk me iken nga mendja cfare do tme thon te tjr deri sa qetesohem vet nuk di si ta largoj esht mbytese

  5. MSc. Klodjana Gjika thotë:

    Përshëndetje!
    Nga përshkrimi që bën, mendimi rreth vdekjes duket i përsëritur dhe jashtë
    kontrollit tënd. Kjo zakonisht është një tregues i ankthit, apo mendimeve
    obsesive të shoqëruara me ankth. Mundohu tw qetësohesh në lidhje me
    vërtetësinë apo parandjenën që ti thua, pasi këto mendime janë irracionale dhe
    jo të vertëta. Ato vijnë prej frikës apo gjendjes tënde emocionale këto kohë. Që të
    kuptosh pse i ke këto ide do të duhet një eksplorim i mëtejshëm i mendimeve,
    emocineve dhe mënyrës si ti e ke jetën këto kohë. Pra do të duhej një punë e
    vzhdueshme me veten, që të kuptosh arsyet pse ndhehesh kështu dhe kur ka
    filluar. Duke kuptuar burimin e këtyre mendimeve më pas do fitosh një qetësi prej
    tyre.
    Shpresoj të të ketë vlejtur sadopak si përgjigje.
    Faleminderit për guximin e ndarjes së shqetësimit tënd.
    Të përshëndes!
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.