Këshilla/Blog

Lule 05.07.2022

Pershendetje, kam shume stres dhe ankth sepse po martohem keto dite, nuk edi pse ndihem kaq keq kam dhimbje koke dhe stomaku, kam dhe te perziera dhe kam frike mos vjelli ate dite. Asgje nuk me vin ne ndihme, meditoj , eci , dal me familjen dhe shoqerine por behem akoma me keq saher qe dal me behet si lemsh ne fyt dhe nuk dinse cfare te bej. Shkova ne farmaci per ndonje ilac qetesues dhe e pyeta farmacistin a mund te perdor keto dite helex 0,25 mg dhe me tha ok perdori nese nuk te ndohmon asgje tjeter, ne psikolog nuk kam kohe te shkoj , prandaj po ju pyes dhe juve se si mundem ta kaloj kete gjendje, a mund ti pi ilacet , cfar efekte anesore mund te kem , dhe a do behem e nvarur nga ilacet , kam edhe shume frike se mos ndoshta ankthi nuk do hiqet me nga une?.🙂

  1. Arela Çarku says:

    Përshendetje Lute,

    Më vjen mirë që shkruajte dhe që po e ndan ankthin tënd. Mundem ta ndjej nga fjalët që ke shkruar sesa shqetësim, frikë dhe stress po përjeton këto kohë. Trupi jot po flet i gjithi, ndërkohë (ndonëse jam e bindur që edhe shumë mendime të vijnë ndërmend), po përpiqem ti gjej mes rreshtash, ama gjej frikën se mos vjell ditën që do martohesh dhe nga ana tjetër frikën se mos ankthi nuk do largohet ndonjëherë nga ti. Kështu, tek unë vjen një ndjesi e fortë frike, përgjegjësie dhe njëkohësisht turpi. Të gjitha këto ndjenja kaq të forta janë brenda teje, të kufizuara në kohë për të shkuar te psikologu, por njëkohësisht të lejuara për të i dhënë kohë vetes të jesh me të tjerë (ndonëse se di sa realisht e ndjen mbështetjen apo prezencën e tyre) dhe të jesh edhe me veten (ecën, mediton).
    Kjo gjë më nxit të të pyes mbi mendimet që të vijnë ndërmend. Si e përfyteron ti vetem tënde (përtej ditës së martesës).
    Ky është vërtet një vendim I rëndësishëm në jetën tënde. A e ke dëshiruar këtë martesë? E bëj këtë pyetje pasi perceptoj se mendime të cilat po i step të shprehen më fort po duan të shmangen përmes ilaçit (ndonëse ai qetëson) por ndërkohë edhe vetë e di që nuk kalon ankthi në këtë mënyrë. Përsa i përket ilaçeve, më e mira ëhstë të merren me rekomandim, pasi të kesh bërë një konsultë.
    Ndërkohë, do sugjeroja marrjen e këshillimit psikologjik, qoftë ky në mënyrë online. Ke nevojë të shprehesh, të i japësh zë shqetësimeve të tua, të dëgjohesh dhe të qetësohesh. Ke nevojë për vetem, për kohë cilësore me veten, ku të ndihesh vërtet e kuptuar.
    Kujdesu për vetem, dhe ndihu e lirshme të vijosh komunikimin.

    Nuk je vetëm,
    Arela

  2. Lule says:

    Pershendetje Arela Çarku,faleminderit per pergjigjen. Une jam nje vajze me shume emocione keshtu kam qene cdo here, ne situata stresuese une kam perjetuar cdo here te perziera dhe sikur e vjella me qendron ne fyt nje ndjesi kjo shume e keqe, edhe para 2 vite kur erdhi koha te fejohem kam qene akoma dhe me keq, une jam fejuar me deshiren time prandaj nuk edi se pse ndodh keshtu, me thone se eshte normale qe ne situata te tilla sic eshte martesa e fejesa vajzat kane stres dhe emocione , por si une nuk eshte askush ne rrethin tim familjar dhe shoqeror. Frika me e madhe eshte dasma, jam nga pesha e dobet dhe nuk kam fuqi prandaj edhe kam frike si do jem ate dite , pastaj te perzierat e vazhdueshme qe me cojne edhe ne te vjella dhe humbje oreksi, fundja trupin e mban ushqimi dhe une nuk kam oreks. Tani qe kam edhe 5 dite per martese kam vetem mendime negative dhe nje emocion shume te forte flutura ne stomak dhe si nje shpim ne zemer. Nuk po mundem tia tregoj askuj sepse kur u kam treguar ne fillim talleshin me mua per gjendjen time, dhe e kam te veshtir te shprehem filloj te qaj menjeher.
    Nuk di a te pij ilace per te perzierat apo ilace qetesuese , nuk po kalon ndryshe po mundohem shume por kot.🙁

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.