Këshilla/Blog

Ale 07.06.2020

Kohet e fundit kemi pas shum probleme familjare te cilat kan ndikuar shum ne shendetin tim mendor sa kam arritur qe per gjen me te vogel acarohem kot pothuajse po qaj cdo nat nuk qendroj dot ne nje vend dua te leviz zdua njeri afer meje dhe te fejuarin dua ta largoj ne ato momente krruaj koken dua te shkul e floket dhe kam nje ndjenj qe ca mw rrethon ta shkaterroj kam shum frik dhe per te ardhmen akoma skam asnje vend pune dhe kushtet ekonomike nk i kemi aq te mira sa cdo gje ka filluar ndikon per keq e shikoj vetem te zymet pa ngjyra

  1. Msc. Dorina Kapaj thotë:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke shkruar per shqetesimin tend. Me sa duket je duke u perballur me nje periudhe mjaft sfiduese ne shume drejtime dhe sidomos ne nivel emocional. Duket se po ndihesh e mposhtur ne njefare menyre nga veshtiresite ekonimike dhe familjare dhe gjithe kjo ngarkese emocionale eshte aq e fuqishme saqe e gjen te pamundur ta perpunosh ne menyre tjeter pertej shperthimeve fizike dhe agresivitetit, qe me sa duket tek ti eshte shprehje e frustrimit te pergjithshem qe po kalon. Dhimbja jote eshte aq e madhe saqe per ta shprehur e komunikuar ate do te doje te thyheje e te shkaterroje cdo gje te qe rrethon, si nje bombe. Ajo cka mund te te sherbente ne keto momente eshte te gjesh gjuhen per ti komunikuar te ghitha keto ngerce emocionale qe po te bejne te shperthesh. Si fillim mundohu te gjesh disa momente gjate dites te cilat tja dedikosh vetem vetes dhe kujdesit ndaj vetes si psh te dalesh per nje ecje per t’u qetesuar e per te kthjelluar mendimet; te meditosh duke i dhene mundesine vetes te perqendrohesh ne aspekte te vetes te cilat mund t’i kontrollosh sic eshte frymemarrja dhe trupi yt; te fillosh ti shkruash te gjitha shqetesimet qe te mundojne gjate dites ne menyre qe te krijosh nje lloj kontakti me te drejtperdrejte me veten dhe me ndjeshmerite e tua keto kohe. Duke vepruar keshtu mund te krijosh pak me shume rregull ne gjithe kete kaos qe eshte vershyer drejt teje keto kohe duke te bere te ndihesh kaq e pafuqishme.
    Gjithashtu mundohu te komunikosh me njerezit qe ke perreth mbi gjerat qe po te mbingarkojne. Pra mos u izolo. Bisedo mbi sfidat qe po kalon dhe mundohu te gjesh zgjidhje per problemet e vogla si fillim e me tej per problemet me madhore si kerkimi i nje pune. Keto jane sfida jo te vogla dhe ke nevoj per mbeshtetjen e njerezve rreth teje per ti tejkaluar.
    Gjithashtu te ftoj te na kontaktosh serisht per te diskutuar bashke pak me tej mbi keto shqetesime qe po kalon. Sa kohe ke qe ndihesh keshtu? A ka dicka kontkrete qe mendon se pertej veshtiresive ekonomike eshte duke ndikuar ne gjendjen tende? Mirepres pergjigjen tende.

    Gjithe te mirat.
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.