Këshilla/Blog

Anonim 13.05.2020

Pershendetje. Jam nje vajze e cila vuan nga ankthi dhe Nuk eshte hera e pare qe I shkruaj ksaj faqeje. Kto dy dite ndjej nje dhimbje ne anen e majt te kokes. Eshte sikur m kan ngulur nje thike për disa sekonda dhe kalon . E kam ndjer dje ne darke dhe po e ndjej e sot . Nuk eshte e padurueshme dhe nuk zgjat shume ama Gjithsesi jam shqetesuar. Doja te dija disa shkaqe nga te cilat Mund te vij sepse ne internet duke kerkuar lexoj nga gjerat me te keqijat dhe m kap ankthi Vetem duke I menduar . Doja te theksoja se kjo me Ka ndodh e her te tjera ama shume pak here . Mbase para disa muajsh për 1 ose 2 dite Pastaj ka ikur ose para disa vitesh . Dmth eshte dicka qe me Ka ndodh gjithe Por duke qen se kalon si kam kushtuar ndonjehere rendesi. Dua te di nqs kjo gje vin si pasoje e lodhjes se syrit duke qen se muajt e fundit me lodhen shume . Kam shkuar te bej nje vizite vjet ne prill duke qen se me lotonin shume dhe duke ndenjur dhe dola pa asnje problem. Me sygjeruan Vetem te mbaj syze qetesuese kur mesoj ose rri ne telefoj Por jo gjithnje i mbaj te vena . Gjithsesi nqs me ktheni nje pergjigje te shpejte sa te me hiqni kete frike do te isha shume mirenjohese.

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Pe sa i perkete shqetesimit fizik qe je duke kaluar eshte e nevojshme te konsultoheni drejteperdrejt me nje mjek per te bere nje ekzaminim e per te percaktuar shakakun dhimbjes. Sic thoni dhe ju mund ta keni prej lodhjes se syve dhe faktit qe nuk i perdorni syzet qetesuese sic u ka rekomanduar mjeku okulist.

    Per sa i perket ankthit do te lutesha te ndaleshe pak me gjate mbi pershkrimin e gjendjes tende. Lidhet kjo gjendje qe je duke kaluar vetem me shqetesimin fizik qe je duke kaluar apo ka dicka tjeter qe te shqeteson keto kohe.

    Mirepresim pergjigjen.

    Gjite te mirat,

    Stafi Nuk Je Vetem

  2. Corbas says:

    Dhe un e kam kete shenj ndonje her me ftohet dhe trupi nuk mbushem me frym po me.shkateron ky ankthi

  3. dor says:

    pershendetje
    ndonjehere me duket sikur me bie te fiket dhe ndonjeher kur jam e lumtur me duket sikur nuk do zgjas dhe do merzitem . Jam shum tip i shoqerueshem dhe dal shpesh por keto dy gjera me shqetsojne vertet

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje,

      Per te marr nje pergjigje nga eksperti pyetjen duhet ta postoni ne rubriken Pyetje si pyetje e re, jo si koment. Gjithashtu mundohuni te ndaleni pak me shume ne pershkrimin e shqetesimit tuaj ne menyre qe te merrni nje pergjigje sa me ndihmuese nga ekseprti. Gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.