Ana 25.05.2020
Ju lutemmmm me ktheni nje pergjigje jam shummmm keq
Pas nje zenke qe pata me te dashurin me ka kap nje gjenje ankthiii stresiiii e papare edhe pse nuk ishte ndonje gje serioze me duket sikur po cmendem me djersin i gjith trupi me dridhet komplet koka me zien a mund te cmendesh keshtu ju lutemmmm me ktheni nje pergjigje jam shummm shum shum keq ju lutem a mund te cmendet njeriu keshtu me duket sikur po pelcas brenda vetes ju lutem nje pergjigje. Faleminderit jeni me tmiret
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Gjendja qe po kalon eshte nje gjendje qe cdokush mund ta kaloje ne nje moment te mbingarkuar emocional. Keto simptoma jane normale ne nje gjendje ankthi dhe te jesh e sigurt qe situata eshte e menaxhueshme. Mundohu te besh sa me shume aktivitet fizik dhe te qendrosh ne kontakt me njerez qe te bejne te ndihesh mire, ndiq nje diet ushqimore sa me te shendetshme, ecje ne natyre, provo ushtrime mindfulness me frymarjen qe mund ti gjesh ne internet, ndiq seance meditimi dhe do e shikosh qe gjendja do jote do permiresohet. Por ne momentin qe do jesh me e qete perpiqu te kerkosh dhe nje ndihme profesionale sepse eshte shume e rendesishme qe te gjesh burimin e ankthit qe po kalon. Ankthi eshte nje emocion qe duhet te mesojme ta kontrollojme dhe cdo gje i kthehet normalitetit. Te uroje te jesh sa me mire dhe plot pozitivitet!
Pershendetje si mund ti largoj dishimet ? Dhe turbullimin ne koke gjat gjith kohes ?
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit që e ke ndarë shqetësimin tënd dhe që i ke krijuar vetes mundësi për të marrë një ndihmë.
Frika nga një sëmundje psikike mund të vijë në momente të caktuara të jetës, për arsye të ndryshme. Për shembull, pas një periudhe të zgjatur stresi dhe mbingarkese; pas një ngjarjeje tronditëse që mund të jetë shumë e fortë për t’u përballuar; nëse njohim dikë të afërt që ka përjetuar apo po përjeton probleme mendore, etj. Pra, arsyet mund të jenë disa. Ti si mendon, nga buron frika jote? Kërko brenda vetes dhe mundohu t’i japësh një përgjigje dhe ta lidhësh këtë frikë të madhe që po përjeton tani me diçka apo disa gjëra që mund të të kenë stresuar dhe mërzitur shumë.
Frika dhe ankthi shoqërohen me simptoma trupore, si p.sh., vështirësi me frymëmarrjen. Gjithashtu, sjellin shpesh ndërprerje apo probleme me gjumin. Për frymëmarrjen, për qetësimin e frymëmarrjes, unë do të të sugjeroja të bëje vetë disa ushtrime frymëmarrjeje që mund t’i gjesh lehtësisht në internet, në Video. Nëse do kesh nevojë për ushtrime të tilla, na shkruaj sërish. Përsa i përket gjumit, nëse ke ndërprerje gjumi për më shumë se dy javë, unë të këshilloj të flasësh me mjekun e familjes dhe më pas të konsultohesh me një mjek psikiatër, për të parë nëse është e nevojshme të marrësh ndonjë qetësues për rregullimin e gjumit.
Hapi i radhës do të ishte një konsultë me një psikolog, për të folur më gjatë për gjërat që të shqetësojnë, për të kuptuar më shumë për frikën që ti po përjeton dhe për ta pakësuar gradualisht atë, me ndihmën e një psikologu.
Uroj të vazhdosh ta ndihmosh më tej veten tënde, derisa ta marrësh gjithë ndihmën që të nevojitet dhe të ndihesh më mirë dhe më e qetë!
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe Klinike