Këshilla/Blog

FERONIK 29.06.2020

Pershendetje
Me rok papritmas me dhembin shpatullat najher kryt eshe me duken pak syt si turbull ama shum pak
Edhe drejt mendoj se po mhip gjaki eshe mrok sikleti
Me djersiten duart edhe me djegin duart me keputen kembet siklet nga gjoksi edhe dhimbje lukth
Cka mund te jet a esht ceshtje ankthi i menjehershem apo?
Unee e kam mendjen te tensioni gjakut
Mendoj cdoher kur me kap mendoj se me kap menyr tjeter si asnjeher me par
A mund ne keto gjera te luaj rol dhumbja e lukthit edhe dhimbja e shpines spandiloza

  1. Dona thotë:

    Te njejten gje e kam perjetuar edhe une ne depresion pas lindjes, pastaj gradualisht me ka kaluar ne ankth, beso as qek e kam perjetuar, por e tera kaluese. Tash e kam veq brengen nga dielli, gjithnje mendoi qe kur dal te shetis mos vdes nga dielli me rrik nan infrakt apo aj sen kete e kam tash te fiksuar. Shpresoj sdo pake te kem ndihmuar .

    1. Arti thotë:

      Sigurt ki pi stresit ankthit depresionit une kam qenen gati 3 vite me dhimbje lukthit skam lanen doktor pa vizituhe ne fund dul nga stresi kam perdoren lloj terapia sme kan ndimuhe Shpi permas stomaku lukthi kurr smu kan nalen tash kote fundit qe 4 muj mu ka kthye tjeter kun me dhimbje te fytit djegsim sikur te jet diqka ne fyt sado pak te kam ndimuhe mos mendo qe ki diqka se te mund tana mashum vetem rrafsh bonja vetit

  2. Veronika Duci thotë:

    Përshendetje dhe faleminderit që na kontaktuat! E mirëkuptoj gjendjen tuaj, duhet të jetë e vështirë për ju dhe mbase e frikshme.
    Së pari, unë do ju këshilloja që të bënit një vizitë tek doktori, ose tek mjeku gastroenterolog ose mbase në një mjek të përgjithshëm dhe më pas ai ju orienton.

    Nëqoftëse mjeku ju thotë se nuk keni problem shëndetësore, atëherë me shumë gjasa këto përjetime mund të jenë kriza paniku. Krizat e panikut kanë simptoma të tilla: gjendje sikur zemra po rreh fortë dhe shpejt sikur do të dalë nga vendi, të përziera, dhimbje, sikur do të të bien të fikët, sikur humbet kontrollin e të tjera si këto. Por, do ishte mirë ta dija se sa shpesh ju ka ndodhur, çfarë ishit duke bërë kur ndodhi herën e parë, me çfarë e lidhni ju këtë situatë.
    Si këshillë për krizat e panikut do ju sugjeroja që në momentin që filloni t’i ndjeni këto shenja të papritura të dhimbjes në kraharor dhe në stomak, të përpiqeni të mos mendoni negativisht, të largoni mendimet katastrofike – sikur diçka shumë e keqe do të ndodhë. Përpiquni të mendoni për një vend ose imazh ose një situatë që ju sjellë ndjenja pozitive dhe thojini vetes “ndal” nga mendimet jo të mira. Mund t’ju vijnë në ndihmë ushtrime për frymëmarrjen që mund të ulin ankthin: merrni frymë thellë dhe ngadalë me hundë, mbajeni 2-3 sekonda dhe pastal nxirreni frymën. Prisni pak dhe më pas përsëriteni (kini kujdes të mos e bëni shpejt një frymë pas tjetrës sepse mund të përkeqësohet, mund të duhet të prisni 5-6 sekonda). Gjithashtu, mund të merrni një objekt që keni përpara jush (celular, libër ose diçka tjetër që është e prekshme) dhe ta përshkruani me zë: sa i madh është, çfarë ngjyre ka, për çfarë përdoret etj.

    Natyrisht, do ju sugjeroja që të flisnit me të afërmit ose me shokë/qe për gjendjen tuaj sepse mbështetja e të tjerëve është ndihmuese.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

    1. Feronik thotë:

      Tash me pak se perdor elicea ama prap nuk ndjehem rehat ,me rok jo rehati plogesbtj e no disponim kur ndegjoj lajme te keqia,vecenariaht tash virusi situata me ka lodh psiqikisht

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.