Këshilla/Blog

Ajla 29.06.2020

Pershendetje e nderuar psikologe. Kam nje shqetesim shum te madh. Pasi kalova ndarje dhe vdekjen e dikujt te afer jeta me mori tatepjeten. Jam 21 vjec edhe nje vajz me shum talente dhe me nje pamje fizike shume te mire, vij gjithashtu nga nje familje shum e qete dhe pa konflikte. Pasi kalova disa gjera tek jeta ime( te siperpermendurat) ndryshoi gjithcka. Nga ataket e panikut qe mendoja se do te cmendem , pagjumsi, e frik ekstreme ne lidhje me njerezit. Nga nje studente ekselente perfundova duke humb diplomimin, duke humb me dhjetra miq qe bera gjuthcka ti largoja nga frika mos me benin keq, humba mundesin e nje cmimi qe e prisja prej kohesh duke qene se jam shkrimtare edhe shkruaj pa fund. Gjithcka filloi ne shkurt te ketij viti Edhe frika e ndjesia qe po cmendem me shoqeron edhe sot. Nuk mundem te perballoj dot as konfliktin me te vogel me dike. Me shkakton dridhje, humbje perqendrimi, kontrolli erresim shikimi edhe dua patjeter qe gjithcka te rregullohet ne te kundert e gjej veten ne nje ngushtice te erret e me duket si fundi im. Kjo edhe per gjerat me te pavlera. Kam me qindra mundesi per te bere jeten qe dua, por kjo gjendje po me shkaterron cdo dit e me shum. Frik nga cdo gje. Nese mundeni nje pergjigje profesionale. A do te kaloje kjo nje dite, a mund te me ndodh gje? Ju lutem nje pergjigje sepse u lodha. Gjith te mirat

  1. Ana thotë:

    Pershendetje Ajla . Une kam qe nga tetori 2019 ne te njejten situate , frika mos çmendesha me shoqeronte ne çdo moment . Kam 2 muaj qe kam filluar te kurohem se nk po mundesha dot me , ta kaloja vet . Mund te them qe jam me e qete. Mendime negative kam por jan me te buta. Te sygjeroj te flasesh me nje specialiste. Shpresoj te na kaloj sa me shpejt❤️

  2. Alja thotë:

    Pershendetje Ana nese mundesh mund te ma thuash pak fare me gjeresisht cfar ndjeje konkretisht. Jam vertet shum keq mund te kem dite ose ose qe jam mire, ose rrall shum rrall mund te ket zgjuar 4/5 dit qe skam pas ndonje shqetesim madhor por per momentin jam keq kjo ndoshta vjen edhe prej periodave por prap se di. Faleminderit per pergjigjen zemer gjith te mirat edhe ti.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.