Këshilla/Blog

Ina 13.09.2020

Përshëndetje të gjithëve! Unë vuaj nga ankthi rreth 2 vite. Kam kaluar kaq shumë simptoma saqë tani ndigem kaq e lodhur sa edhe jeta me duket kot dhe shume e lodhshme. Tani ankthi im me eshte kthyer ne nje panik qe me shoqeron cdo minute, dhe shpesh me kap dhe kot pa ndonje arsye. Ankthi im lidhet ngushte me friken ndaj vdekjes. Pas lindjes se femijes 2 kalova nje problem e lehte shendetsor faleminderit Zotit , dhe i vetmi mendim qe atehere eshte qe une do vdes , kjo eshte frika ime me e madhe. Kur degjoj gjera negative une behem shume keq, kam dridhje trupi, me bie tensioni, me mpihen krahet ,me dridhet dhe sikur me ftohet edhe zemra, ndjej sikur po vdes. Sa simptoma te ndryshme kam kaluar, shpesh mund te them qe skam vullnet per asgje, me duket vetja kot vetem dua te qaj. I vetmi person qe me kupton eshte motra ime ,sa here me kap paniku i shkruaj asaj. Qetesohem por perseri me kap ankthi. Kam perdorur edhe ilaçe por për momentin i kam lëne me mendimin qe mund ta perballojvete, po kjo te merr shume energji,kohe dhe fuqi, te lodh te rraskapit. Tani kur dal rruges kam nje marramendje sa mezi arrij te hedh kembet se nuk mundem sikur me merr ana. Shume e frikshme. Do doja nje sugjerim nga ata te cilet kane mundur te shpetojne nga kthetrat e ketij ankthi perbindesh.

  1. Megi thotë:

    Prsh e dashur fiiiks sic je ti skam se çfarë te shtoj tjt po beje gati 2 vite me keto simptoma e kam vuajtur shuuuume saqe vec kush e heq mbi shpinee të kupton, nje feeerr i vërtetë, ne fillim kisha nervozitet ne kulm per hic gje acarohesha shume shpejt nga acarimi pastaj doja vetem te qaja, bia ne gjume me bllokohej frymarrja nk mbushesha dot me fryme as diten as naten mezii merja frymë, sa here kam përfunduar ne urgjencë nga krizat e panikut, per nje vit këto simptoma pastaj iken këto filloj me bëhej mbytje në ushqim rrijae. bidonin ne dore se mos dukej sikur me ngecte dicka ne gryke, me pas filloj marramendja fiiks siç thua ti sikja dot e rruges thisha do bie mga momentin ne moment skam ekuilibr fare tani, rrija ulur me tundej divani, rrija shtrirë me tundej sikur do binte krevata, aq keq lam qene saqe edhe nje got uje se mirrja dot thosha o zot me mire te iki me nje karroce me rrota edhe pse isha e detyruar te rrija gjthe diten ne kembe sepse fëmijët ishin shume te vegjël dhe kishin nevojë për perkujdesje vajza 4 vjece djali sapo lindi edhe pse me burrin shkoja shuume mirë, por ai ishte gjithe diten ne pune,, bera analiza per komplet trupit dilnin suuuuuper ske gje thoshts doktori gr, bera per veshin e mesem je suuuuuper ske gje, aty mblodha forcat thashe une duhet te behem me. forte se ankthi per familjen time selse kane nevoje per mua, tanj ne krahasim sic kam qenë jam suuuuuper asgje sme dhemb vec kjoo marramendje por dhe kjo shpresoj te na iki, dua te them e dashur dil se nk te gjen gje moos u dorzo per fëmijët e tu ai fo kohe por do kaloj asgjë ste bene thjesht te sflit te lodh, e zgjata shume qe te qetsoja pak se nk je vetem shumica e njerëzve e ka kaluar keto momente mos bjer pre e mendimeve kot sepse jane fallco mos e ushqe me ate energji negative, ktheje një herë koken nga femite e tu sesa nevoje kanë per ty ata gjithë te mirat e dashur ti uroj me shpirt

  2. er thotë:

    fix te njejten gje po kaloj dhe une… e gjitha filloi pas lindjes se femijes se dyte. pasi
    linda pata marramendje rrahje te shpejta zemre bllokim ne frymarrje mendova se po vdisja… ka kaluar fix 1 vit dhe une akoma jam duke kerkuar se cfare me ndodhi ate dite. kam bere vizita e analiza pa fund. dy here eko zemre grafi mushkrie analiza eko x tiroidet cdo gj. tani jam fixuar sikur kam dicka ne zemer ose mushkri qe nuk e nxjerr ekoja ose grafia e duhet te bej skaner. kam pas shume simptoma qe her i ndieja m but her m rend. tani me ka ngel nj dhimbje ne mes te shpatullave dhe ndonjeher dhe si tip ngacmimesh ne zemer. plus m eshte fixuar dhe ajo frymarrja e thelle here arrij ta bej ate e here se bej dot. 1 vit keshtu dhe akoma sbindem :(((

  3. Ina thotë:

    Faleminderit Megi për fjalët. Kur kuprojmë qe nuk jemi vetem kjo na jep forcë. Edhe unë për femijet dua te behem e forte, se ato jane jeta jone. Faleminderit Zotit qe i kemi

  4. Elda thotë:

    E dashur ina nuk je vetem mund ta them me bindje te plote se 70% enjerzve jan si ne kan ardhur dite qe ne i kemi te gjitha por ndihemi bosh te vetmuar. Komunikimi lirshem ti thuash gjerat ashtu sic i ndjen te ben te clirohesh . Pse mendon se do vdesesh sa real esht ky mendim ti thjesht po e mendon e po vuan se njeriu nuk vdes aq kollaj. Nese ti mendon se do vdesesh pse nuk mendon te kunderten te jetosh per femijet mbeshtjelli forcat lidhu sa me shum me femijet dhe largoje ate mendim zevendesoje me dicka tjeter do jetoj” ti thjesht ke nje shqetesim ankthin po vendosi kufijte vertet ai nuk mund te zhduket pernjeher por fillo me kte hap ndrysho menyren e te menduarit. Nese nuk ke perqendrim ta besh fillo shkruaj ne fletore qellimet qe ti ke ne jete dhe sa mundesi ke ti besh beji

  5. Veronika Duci thotë:

    Përshëndetje dhe faleminderit që kontaktuar me ne! Duket se gjendja juaj e ankthit ka marrë
    përmasa serioze gjatë kësaj kohe. Simptomat që po përshkruani besoj janë më shumë se ankth, kështu që do ju sugjeroja që të këshilloheshit me një psikoterapist ose të paktën të shkruani në chatt – in e faqe sonë sepse mund të merrni një këshillim më të drejtpërdrejtë. Në lidhje me momentin që kanë filluar këto shenjat e ankthit, që ishte pas lindjes së djalit të dytë, desha t’ju pyesja nëse keni patur shqetësime të tjera në atë kohë? P.sh. disa gra kalojnë depresion pas lindjes, që mund të lihet i patrajtuar.
    Diçka tjetër që mendoj se mund të reflektoni është lidhja mes ankthit/frikës nga vdekja dhe
    mënyrën se si po e jetoni jetën tuaj. Ndoshta ka gjëra me të cilat jeni e pakënaqur në jetën tuaj
    aktualisht? A jeni përballur me vdekje të tjera në jetën tuaj që ju ngjasojnë me gjendjen tuaj tani?
    Disa këshilla të përgjithshme për një lehtësim të ankthit janë: – Në momentin që ju ndjeni shenjat e ankthit (marrje mendsh, mpirje etj), qendroni pak me
    këtë ndjesi, mendoni se ku e ndjeni, çfarë ju sjellë në mendje? Me çfarë lidhet? Çfarë
    mendoni tani për këtë?
    – Në një gjendje qetësie mendoni për një “vend të sigurt dhe të këndshëm” dhe silleni në
    mendjen tuaj. Bëjeni këtë proces shumë herë deri sa ta keni të lehtë ta përfytyroni këtë
    vend. Në momentin që do përjetoni ankth bëni të njëjtën gjë;
    – Përpiquni ta sfidoni veten, nqs keni mendime negative për vdekjen thuajini vetes: sa është
    e vërtetë kjo? Pse? Ku e bazoj këtë? Pasi të jepni përgjigje, përsërisni këtë pyetje. – Mund të provoni teknikat e frymëmarrjes
    (https://www.youtube.com/watch?v=odADwWzHR24) për të lehtësuar ankthin në
    situatat që ndjeni se do të filloni ta përjetoni;
    Sigurisht, gjithmonë është mirë të merreni me një aktivitet fizik, të keni rutinë gjumi/zgjimi
    normale, dhe ushqyerje të shëndetshme
    Shpresoj t’ju kem ndihmuar,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.