Këshilla/Blog

Frike 16.09.2020

Pershendetje stafi i Nuk je vetem!
Kam nje ankth a fiksim ,as vete nuk di si ta quaj per te cilin s mund te flas me dike dhe mendova te shprehem ketu ,ndoshta nje fjale nga ana juaj do me bej te ndihem me mire.Jam nje vajze 20 vjece ,aktualisht studioj dhe jam nje nder studentet me te angazhuara te grupit.Nuk jam tip shume i hedhur dhe s para I bej djemte per vete.Shoqet gjithmone me thonin si me shaka u plake u plake do mbetesh vetem perhere,ngele duke mesuar, pse se gjen nje djale s te mungon gje.Dhe une duke mos e vene mire trurin ne pune dashur pa dashur u ndikova nga fjalet e tyre dhe shkova e i shkruajta 3 djemve ne instagram(jo njekohesisht pasi kishte perfunduar mhb me nje ,njoha dike tj).Gjithmone pas takimit te pare,ka ndodhur nje debat dhe gjithcka prishej. Me kete djalin e fundit folem 1 muaj pa pushim e takova ,shume mire shkoi takimi por nuk zgjati as 2 jave pas takimit u zura dhe me te dhe mbaroi gjithcka si heret e tj.Problemi qendron qe ndihem ne faj qe shkova dhe I shkruajta ketyre 3 personave,me duket vetja nje naive, ne injorante pa tru ,me ka humb I gjithe vetebesim ne vete.Ndihem sikur nuk me do askush,ndihem si njeri pa pike vlere .Shikoj cifte te lumtur ne rruge me femije dhe fillojne te me cmendin ca mendime negative. Mendja me thote ti kurre s ke per te qene e lumtur asnje djale s te do a ke per te pas kurre femijet e tu.Vec keto mendime me vijne perdite ne mendje .Ndihem e vetmuar, kam frike te rri vetem pa njerez ,nuk po dal me as me 1 shoqe qe kam sepse ajo eshte ne pune,ne fakultet nuk eshte se kam krijuar shoqeri per te dale jashte shkolle. Me ka kap frika se do mbetem vetem pa shoqeri pa dashuri,cdo nate flas me mamin ne tel 2 ore rresht vtm se kam frike te rri vetem.Me duket se nuk me do askush.As gjumin nuk e bej mire me ngushtohet kraharori dhe ndihem keq emocionalisht.Si t ja bej ti largoj keto mendime dhe ndenja???

  1. Msc. Dorina Kapaj thotë:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke shkruar per shqetesimet qe po kalon. Duke e lexuar me kujdes pershkrimin tend kuptoj qe ekziston nje frenim i madh tek ti ne keto kohe dhe shtysa per te kontaktuar me keta djem ka ardh me shume prej presionit shoqeror qe te ka bere te ndihesh pak a shume si “ndryshe” pasi me cpo kuptoj interesat e tu keto kohe jane kryesisht ne fushen akademike. Por ne te njejten kohe nuk do te thote qe nuk ke interesa per te krijuar nje lidhje romantike, por ka disa frenues tek ti. Cfare mendon se eshte duke te te frenuar. Ndoshta ke disa frikera qe lidhen me menyren se si I shikon meshkujt apo ne lidhje me marredheniet intime? A ke pasur me pare ndonje marredhenie? Nese po si ka qene per ty? Ti bej keto pyetje pasi kam nevoj te kuptoj me qarte te gjithe keto frikera qe te kane pushtuar ne lidhje me vetmine dhe me faktin qe e shikon veten te pamundur per te krijuar nje lidhje. Mua po me duket sikur ka dicka tek ti qe e mban larg vemendjen e njerezve perreth dhe jo qe ti je njeri I padeshirueshem qe nuk je ne gjendje te terheqesh vemendje tek vetja. Nese ke deshire te ftoj ne chatin e nukjevetem.al per ta vazhduar biseden ne menyre me te drejteperdrejte ose te mirepres ketu ne faqe dhe mirepres pergjigjen tende.
    Perzemersisht,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.