Inna 21.09.2020
Mirmbrema jam nje nen me dy femije.po bej 2 muaj e gjysem qe shikoj endra me njerez qe kan ndrruar jete dhe gjate dites me vijn ndermed dhe nuk me largohen pastaj me kap nje dridhje ne te gjith trupin me duket sikur do te pesoj dicka me te keqe dhe vetem qaj.me vjen keq per femijet qe nje me dy me thon mami ca ke prap semur.ju lutem me thoni se cfar po kaloj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Te falenderoj per pyetjen. Se pari me kaq sa ke shkruar (qe po ti permbledhim jane – nene me dy femije, endrra me te vdekur, dridhje ne trup kur I kujton, ngasherim) eshte e veshtire te japesh nje “diagnozë” te sakte, dhe qe personalisht jam kunder ketij lloj kendveshtrimi reduktues. Megjithate duke u nisur nga sa me siper mund te themi se ndoshta ndiheni pak depresive keto kohe. Ndjenjat depresive mund te vijne nga shume faktore dhe nje prej tyre eshte agresiviteti (zemerimi) I pashprehur. Nuk e di pse femijet te thone “prape e sëmurë”. Nese edhe me pare ke pasur episode te tilla psikosomatike mund te me shkruash ne vazhdim. Ajo qe eshte me rendesi eshte te kuptojme se ngase mund te vije kjo “zymti” ne boten tende shpirterore ku ne endrra vdesin njerez – qe te siguroj eshte fenomen mjaft I perhapur – dhe trupi mbart gjithe pjesen emocionale te kesaj ideje qe te “perndjek”. Kur te kane filluar keto simptoma (keto endrra), a ka ndodhur dicka ne jeten tende me te cilen mund ti lidhesh ato? Si eshte jeta jote tani? A je e lumtur? Ka dicka qe do te doje te ndryshoje ne te dhe se ndryshon dot dhe te ben te ndihesh e pafuqishme psh? Si jane marredheniet me bashkeshortin (“jam nje nene me dy femije” duket sikur nuk e perfshin ate). Mund te me shkruash ne vazhdim per keto.
Gjithe te mirat.
Pershendetje shum faleminderit qe me kthyet pergjigje dhe po me ndihmoni.Keto endrean me kan filluar qe prej 3 muajesh shikoj endrra me njerez qe kan vdekur dhe me mbesin ne mendje nuk i heq dot,pastaj me fillon nje e dridhur e trupit dhe filloj me te qare mendoj se do pesoj ndonje gje me teper se kaq.Po bej 9 vjet e martuar dhe me burrin kam pasur shum debate derisa vjete e kapa burrin me nje vajze tjeter dhe pse ne gabim im shoqe me kerkonte dhe divorcin pastaj.Ndersa tani po bej nje vite qe skemi pasur me debate per hire te femijve.Shpesh here e kam menduar qe te ndahem nga im shoq por jan femijet ne mes dhe nuk doja qe te rriteshin pa baba.Lumturia ime e vetme jan femijet e mi.Ju falenderoj shum,kam shum besim tek ju
Me para nuk kam pasur episode te tilla ne jeten time vetem 3 muaj po bej qe me kan filluar keto shqetesime.ju faleminderit per ndihmen qe po me jepni
Ju lutem pres nje pergjigje nga ju,me jepni nje keshill se cfare duhet te bej.Here jam mire here me kapin ca ide sikur do cmendem,ju lutem me ndihmoni