Këshilla/Blog

B 27.09.2020

Pershendetje dr.Desha te me ndihmonit sepse realisht nuk e di as nese kam ankth apo dicka tjeter.Jam vizituar dhe te gjitha me kan dal mir pervec triglicerideve qe i kisha pak te lart.Kam shqetsime qe prej karantines nuk mund te flija me merej fryma kisha nj ndjesi sikur m ka ngel dicka n fyt gjithashtu mpirje koke krahu shtrengim n kraharor.Edhe pse skam len spitale me duket sikur mjeket nk arrijn tme gjejne cfare semundje kam.Ter kohes vec ate mendoj.Ngjarjet si vdekja kur i degjoj me duket sikur do me ndodhin mua apo failjareve t mi.Dua te di a esht ankth kur ke kto simptoma fizike apo duhet t bej ekzaminime tjera sepse esht ber nje situata e padurueshme saqe dhe kur je mir mendon se mos po t kapin kto kriza

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike thotë:

    Përshëndetje e dashur,
    E kuptoj që je e shqetësuar pë shëndetin, ndoshta prandaj ke bërë kaq shumë ekzaminime. E kuptoj që mund të jetë vetëm ankth dhe ndoshta mund të mos kesh asnjë problem shëndetësor, që të jetë shqetësues. Mirëpo edhe ankthi duhet vlerësuar, ai është si një sistem alarmi që të sinjalizon se duhen ndryshuar disa gjëra në jetën tënde. Unë do të të sugjeroja të flisje dhe me një psikolog dhe nëse do jetë nevoja me ndonjë mjek për të marrë ndonjë qetësues. Është shumë e rëndësishme të kurohet ankthi para se të të bllokojë dhe para se të të ndikojë më shumë trupin dhe organet. Ndërkohë, në përditshmërinë tënde, mundohu të pushosh, të bësh kujdes me ushqimin, të ecësh, të flasësh me njerëz të ndryshëm që të kuptojnë dhe mbështesin, të gjesh kohë për veten dhe gjërat që do etj. Tregohu më pozitive dhe më dashamirëse me veten, sepse ke nevojë të fillosh ta ulësh nivelin e ankthit në jetën tënde edhe me disa ndryshime të vogla në jetën e përditshme.
    Uroj që t’i shkosh për mbrapa dhe ta kurosh duke folur si fillim me një psikolog. Mund të shfrytëzosh si fillim shërbimin pa pagesë të chat-it në faqen tonë nukjevetëm.al dhe më pas të gjesh një psikolog për të folur ndoshta edhe nga afër.
    Të uroj forcën dhe qetësinë që të nevojitet për ta ndihmuar veten,
    Lediona Braho
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.