Këshilla/Blog

ana 16.04.2021

Ka muaj qe jam ankth cfare skam kaluar, tmerr te vertet. Tani sdi me itdoket vetja si ne anderr jashte realitetit, deri kete kohe para se te me ndodhte shihja qiellin natyren, nata me falte qetsi tash kam frike, me duket bota, proceset e natyress cuditshme , me vijn mendime palidhje. gjitha mendimet ankthioze me angazhim mundesh i kalon deralizmi eshte problem se syt e tu shhin si te jesh enderr. Si kalohet kjo?

  1. Mia thotë:

    Ashtu jam dhe une qe prej dy vitesh, me duket sikur jam ne ender sikur nuk jetoj sikur kam vdekur, cdo gje me duket e pavertete shume e cuditshme, po me shkatron kjo gjendje, besoj se vjen nga ankthi nuk di me shume

  2. Janis thotë:

    Eshte situate ankthi. Ashtu jam une dhe duket sikur ste shijon me asgje ne jete. Une po permiresohem duke bere gjera qe me pelqejne psh punoj bacen te shpia. Gjera per te mos mbajtur mendjen aty dmth. Do te kaloje, vtm pak vullnet do. Duro dhe pak…

  3. Anna thotë:

    Pershendetje edhe una kam dy vjet qe vuaj nga ankthi i kam pasur te gjitha simptomat por kto kohet e fundit me jan zbehur tani kam vetem dridhje zemre saqe me duket sikur ngel pa frym per pak sekonda ju lutem a i ka ndodhur dikujt tjt e njejta gje

  4. Mia thotë:

    Prsh Anna, edhe une kam te tilla simptoma nese mund ta quaj dridhje zemre, per nje moment

  5. I paemër thotë:

    Per nje moment me duket sikur me kalon dicka ne kraharor sikur nuk mar dot fryme dhe zemra sikur pompon per pak sekonda shum shpejt ose nuk pompon nuk arrij ta kuptoj dhe me duket sikur do me pushoj zemra ne ato momente, ju lutem te me thot dikush qe ka derealizem a ndiheni sikur keni vdekur? Une ndihem sikur kam vdekur ne kuptimin e pare te fjales, ose sikur jam ne koma ose sikur nuk ekzistoj, po me cmendim kto mendime

  6. Oliana Manaj thotë:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Kam ndjesine se dicka ka ndodhur ne jeten tende kohet e fundit, mbase ndonje ndryshim qe te ka shtuar stresin dhe te ka hequr deshiren per gjerat qe me pare pelqeje dhe te jepnin kenaqesi. Nese ndjen se mund te flasesh, do te doja te te pyesja rreth ngjarjeve te fundit ne jeten tende qe mund te kene ndodhur.
    Po kuptoj qe veprimtarite qe te jepnin me pare kenaqesi tashme ste japin me. Do te keshilloja te fokusoheshe tek ato aktivitete qe vertet te pelqejne dhe prej te cilave del e kenaqur. Ndonjehere ndodh qe te mendojme procese te ndryshme dhe te na japin frike si dicka e panjohur per ne. Ne momente te veshtira mundohu te marresh fryme thellesisht dhe te marresh ajer te paster ne menyre qe dhe mendimet te jene me te qarta. Ndoshta edhe nje ecje ne natyre do te ndihmoje.
    Jeni duke folur per derealizmin. Cfare ju shtyn te mendoni se jeni duke perjetuar derealizem? Do doja te me shkruanit me teper rreth kesaj ceshtje dhe te flisnim se bashku me gjate per keto lloj ndjesish. Cfare mendimesh ankthioze ju vijne ne ato momente nese mund ti eksplorjme se bashku ? Cfare te tremb nga proceset e natyres qe keni permendur?
    Gjithmone per te tejkaluar nje shqetesim nevojitet kohe pasi nuk mund te ndodh ne menyre te menjehershme. Te ftoj te na shkruash me gjate per menyren si ndihesh dhe si mendon
    Tek faqja nukjevetem.al ke mundesi te futesh ne oraret e chatit per te diskutuar keto probleme por gjithashtu mund te na shkruash serish te bisedojme sebashku.

    Gjithe te mirat,
    Oliana

  7. I paemër thotë:

    Asgje nuk te ndodh thjesht vizito nje psikollog. Po nuk ke gje serioze

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.