Këshilla/Blog

Ankthi 02.08.2021

Pershendetje ,
Jam nje djal 18 vjeqar dhe doja te pyesja rreth ankthit , para 1 vit e gjysem fillimisht filloja te mendoja negativisht , simptomat si , rrahje te shpeshta te zemres ,problem me tretjen , mpirje te gjuhes , dhimbje koke , dhe kinse levizke ndonje burbrrec ne koken time , po edhe kisha frik se mos me ndodhte ndonje gjë , nese ne mendje me shkonte per ndonje semundje , lexoja per të dhe per simptomat , dhe duke lexuar me vinte kinse dhe un kisha atë smunundje , sepse si ishin simptomat e asaj smundje , kisha edhe un edhe to simptoma , din ndonje kush te me spjegoj eshte prej ankthit apo eshte tjeter gjë ,

  1. MSc. Sokol Kosta thotë:

    Pershendetje dhe falemindeit qe e ke ndare shqetesimin tend me ne. Shkurtimisht, do te ftoja te me jepje nje tablo me te plote lidhur me historine tende para nje viti e gjysem kur te kane filluar edhe simptomat. Ajo qe mund te them nga sa me siper eshte se neqoftese ka nje ngjarje domethenese qe e ka shkaktuar kete shqetesim, eshte trupi ai qe po e “perpunon” kete ngjarje, pra po mendon per kete ngjarje. Duket sikur ti nuk do ta mendosh. Nga ana tjeter “mendon shume” por ne menyre fikse. Pa alternativa. Simptomat kane dimensionin sa te ankthit dhe te obsesionit. Dicka tjeter interesante eshte ka nje tendence per tu identifikuar me “friken” apo “simptomën”. Pra sikur cfaredolloj “zgjidhje” te ofrohej ti do e pranoje pa nje pa dy. Kjo tendence e rritur per tu identifikuar me dicka mund te tregoje se ndihesh konfuz dhe kete konfuzion sikur ta zgjidh/ ta heq vetem nje “bashkim” nje “shkrirje” me dicka tjeter. Gjirhsesi te ftoj te vish te chati per te bere nje bisede me interaktive.

    Gjithe te mirat.
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.