Këshilla/Blog

G.M 03.08.2021

Pershendetje! Jam 21 vjec dhe vuaj nga ankthi qe prej moshes 10 vjecare. Deri para ca kohesh nuk e kam ditur se vuaja nga ankthi dhe beja e beja analiza pafund te cilat me dilnin ne rregull te gjitha.
Kam bllokim ne frymemarrje sa nuk mbushem dot me fryme, ndiej lodhje muskujsh, djersitem shume nga duart dhe kembet dhe kjo me sikletos, ndihem e lodhur dhe nuk kam vullnet te bej asgje.
Cfare me keshillon te bej?

  1. Anonim thotë:

    Pershendetje
    Per cfare ke ankth?Ke frike nga semundjet dhe vdekja?Te gjithe e kemi kete frike por disa e perballojne shume lehte vetem mendime ndersa ne qe jemi me te ndjeshem e perballojme pak me veshtire.Si eshte dita jote meresh me dicka,shkon ne pune?Nese jo do beje mire te mereshe me dicka pasi do te ndihmonte shume”te humbisje mendjen”aty.Dil sa me shume,ec mundesisht me dike qe ndihesh mire dhe bisedon.Je ne moshe shume te re dhe shume te bukur mendimet e tua duhet te jene vetem per studime,karriere per pelqimet si cdo vajze 😉Do ta shohesh se nese e mbush diten tende me dicka ato mendime do fillojne te zbehen dhe ty nuk do te bejne me pershtypje nese vijne perseri.Dhe problemet fizike mendoj se per shkak te frikes i ke une e kam kaluar vete kete gje dhe ne nje moshe super te vogel por tani e di qe te gjithe do largohemi nje dite ama ne nuk duhet ta mendojme te shijojme jeten.Te ka ndodhur gje ne keto kaq kohe sa ke kete problem?Ke vdekur?sigurisht jo😅ke zbuluar ndonje semundje te rende?besoj dhe uroj jo.Ateher pse duhet ti te mendosh vetem per keto?Mos ju jep rendesi sepse nuk e meritojne.Te uroj gjithe te mirat dhe qofsh mire sepse e di vertete sa gje e bezdisshme eshte😊

  2. Ana Troka thotë:

    Përshendetje,
    Te falenderoj qe ke shkruar ne nukjevetem.al. Ne përjetojmë ankth për arsye të ndryshme. Një ndryshim i madh dhe i papritur, të qenurit i pranishëm në rrethana ku përjetojmë ose dëshmojmë situata të vështira, të pasurit marrëdhënie të tënsionuara mund të jenë ndër arsyet që nxisin shfaqjen e ndjesive të forta brenda nesh.
    Në letrën tende, je shprehur se vuan që prej moshës 10 vjecare nga ankthi. Do të doja të dija më
    shumë se cfarë të ndodhur në jetën tende në atë kohë, që ka krijuar një reagim kaq të fortë
    emocional tek tI? Kjo do të na ndihmonte të kuptonim gjendjen tende së bashku.
    Për qetësimin emocional dhe arritjes së një paqeje të brendshme, është e rëndësishme që të
    rrethohemi nga njerëz të cilet na ofrojnë siguri dhe na mbështesin në situata të vështira.
    Psikoterapia eshte nje mundesi per bashkëbisedimin e përjetimeve dhe emocioneve në një
    ambient të sigurt me një ekspert të shëndetit mendor, si edhe zbulimin e mënyrave të cilat mund
    të na qetësojnë. Mund të bashkëbisedosh në chat-in e nukjevetem.al me një nga ekspertët ne oraret ne te cilat ata ndodhen online ose mund të provosh
    terapinë personale në një ambient fizik.

    Gjithë të mirat!
    Ana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.