Këshilla/Blog

Denis 04.11.2022

Pershendetje stafi I nuk je vetem dhe pergezime per punen qe beni sepse esht gje e madhe te dish qe nuk je vetem” siq keni dhe emrin e programit. Un ka 6 vite qe vuaj nga ankthi i pergjithshem do thoja dhe ne 2-3 vitet e para kam pas dhe atake paniku pa fund ne vitin e par té ankthit Nuk e kuptoja se qa ndjeja nga se vinte dhe thjesht si pa e kuptuar filloja te mos e jepja veten veproja sipas ndjesive u largoja nga situata ose nga vende te zhurmshme nga rrwmuja kshuqe dhe ankthi gradualisht me bllokoi kisha dhimbje koke siklet ne fyt qe me lodhnin por mendoja mos kam diqka shendetsore ose nga alkoli duhani fundja Nuk e dija qe egzistonte ankthi isha nje i ri 18 vjecar sapo kisha mbaruar gjimnazin dhe ne fakt isha dhe. Ne nje dilem per te ardhmen time pasi nuk kisha té ardh e shkolle isha nga ato djemt teper social dhe I shakthet moskokqares por ne fakt asnjeher I vendosur tamam dmth Nuk e kisha akoma identitetin e qart dhe kshuqe dhe kriza identitetit vjen bashk me ankthin ne are moshe. Un jetoja ne nje qytet te vogel me familjen prinderit I divorcuan kur un isha ne mosh té vogel dhe un u rrita me mamin, babai jetonte jasht dhe kur vinte ishte I dhunshem sidomos me mamin por dhe une ndjeja frik pasi ishte person shum nevrik dhe té vente ne pah gjithmon difektwt pvarsish se isha I vogel por periudhat bashk ishin té shkurtra ai jetonte me dike tjt femer tjt jasht shtetit qe Jan bashk dhe sot. Me kalimin e viteve i nderprem mardheniet sepse nuk e ndjeja dhe kishte nje sjellje shum te semur u z gjat a ne kete pies se un e kam kaluar dhe ne nuk flasim qe 10 vite te pakten dhe e kemi fshir ket kapitull. Siq po thoja qepar sfida me ankthin per mua ishte shummm kalova momente we se di ne do I harroj najher emocione té forta nje breng e fort sikur te jet e vertet. Un me kalimin e kohes u izolova nga njerzit dhe kaloja shumicen e kohes ne shtepi her keq her shum keq familja ishte mbeshtetja e madhe qe me suportonte gjithqka dhe kam qen ne doktor psikiater me te mir Edhe jasht Edhe kam ber Seanca terapie goxha por Nuk e kam gjet zgjidhhen qe duhet por kto dy vitet e fundit té pkten jkam qen me mir pasi jam pershtatur me ilaqet e duhura qe me ndihmuan pas nje vizite ne kliniken venis para 2 vitesh mirepo un doja ti hiqja sepse km perdorur shum koh por e km par té pamundur deri tani kshuqe do vazhdoj derisa te jem gati Ka koh qe merrem me aktivitet sportiv e kam ber rutin pavarshish se ankthi te mundon nga pjesa fizike e kam ber vullnet té vazhdoj rregullisht té stervitem tani kam filluar pun e kam akoma at ankthin perbrenda qe me mundon por lam filluar ta sfidoj dhe uroj tja dal té pakten té rimekemb veten dhe kohen e humbur un doja tme jepni nje sugjerim ose koment per diqka Un do doja te provoja disa seance hipnoterapie ne vend té certifikuar se mbase subkosienca ose nenvetdija jam i sigurt qe mbart shum Nuk pres mrekullira se kam eksperimentu” me doktora por per kureshtje me shum.

  1. Denis says:

    Nese do merrja. Nje pergjigje

  2. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje Denis dhe faleminderit qe ke zgjedhur te “mos jesh vetem” e te na shkruash per te ndare dicka me ne.

    Lexova me vemendje rrugetimin tend te gjate, me nje diagnoze, e cila duket se te ka munduar, te ka zene nje pjese te mire te kohes, mendimeve e emocioneve te tua.
    Besoj se ka qene nje rruge e veshtire, me simptoma fizike te fuqishme, me mendime negative, me besime e frikera irracionale, me mosdeshire per te perjetuar e ndjere kenaqesi, me ndjenja mbytese e mungese e nje pushimi cilesor fizik dhe psikologjik.
    Me vjen keq qe te eshte dashur te perballesh me veshtiresi te ndryshme familjare pergjate femijerise tende dhe me vjen keq qe prej 10 vitesh nuk ke asnje komunikim me babain tend. Mendoj qe impakti qe keto ngjarje kane lene tek ty, mund te reflektohen ende sot ne shume mendime, perjetime, kujtime e emocione neper te cilat kalon.
    Nga ana tjeter, me vjen mire per faktin se pohon se problemet e te kaluares jane te mbyllura dhe te kapercyera nga ty e mbase impakti sot mund te jete shume me i vogel.
    Prej vitesh, u je drejtuar specialisteve per te kapercyer gjendjen tende dhe duket se ke nje eksperience te gjate e pozitive ndaj terapive te ndryshme qe ke ndjekur, pavaresisht se ti deklaron te kunderten. Menyra sesi e shpreh sot ankthin tend, sesi e perkufizon ate, sesi kerkon ta mposhtesh ate, ta mbash nen kontroll e ta domìnosh deshmon nje person i cili permes terapive ka mundur te artikuloje ankthin e tij, nevojat e tij dhe ti jape mundesine vetes per te analizuar dhe aplikuar strategjite me te mira. Gjithashtu, nga ajo cfare ke ndare me ne, krahasimi midis perjetimeve fillestare dhe i atyre aktuale ka nje ndryshim te madh ne nivel simptomatik dhe ky eshte nje perparim dhe tregues mjaft i mire.
    Procesi i terapise eshte nje proces teper i individualizuar dhe specifik per secilin individ. Une mendoj qe nuk ka terapi te gabuar dhe te suksesshme. Eshte nje proces relativ, i cili varet nga shume faktore; mosha e individit, background-i tij, personaliteti, kultura, situata personale, situata familjare,marredheniet intra dhe interpersonale, raporti me terapistin, besimi qe ka tek procesi e shume e shume te tjera.
    Pershtatja e mire me terapistin, ndertimi i nje marredhenie besimi e sigurie me te, por mbi te gjitha te besosh procesin terapeutik jane elemente te rendesishem per te parashikuar deri diku ecurine e terapise.
    Sipas shume studimeve, hipnoterapia mund të ndihmojë individët te cilet vuajne nga ankthi duke i cuar ata në një gjendje të relaksuar dhe të qetë, duke nxitur nje kontroll me te larte emocioanal e duke reduktuar ndjenjat e pavetedijes. Megjithate, mendoj se hipnoterapia funksionon më mirë në reduktimin e ankthit kombinuar njekohesisht me ndërhyrje të tjera qasjesh terapeutike.
    Gjithcka varet nga ajo qe ti beson e ndjen mbi nje qasje apo proces dhe me pas ne varesi te saj, mund te marresh vendimin per veten tende.
    Me ler te te pergezoj per vullnetin e punen e mrekullueshme qe ti ben per veten; qe nga kerkimet per metodat e permiresimit e te uljes se simptomave e deri tek aplikimi i tyre. Te lumte!

    Te falenderoj e uroj ti besosh intuites e besimeve te tua mbi funksionalitetin e dickaje mbi ty dbe mbi trupin tend.
    Uarda

  3. Denis says:

    Té falenderoj shum per pergjigjen dhe analizen e cila ishte e qart dhe teper e sakt zonja Uarda . Po e vertet kam kaluar shum por fale té gjith diteve té keqija qe mendoja sdo I kaloja kurr dhe sdo kisha té neserMe dhe pavarsish frikes qe me shoqeroi keto vite une jam akoma me i frymezuar per te vazhdu jeten Dhe per te perjetuar dhe jetuar shum gjera qe nuk munda ti shijoj keto vite te rinis e keqja qe me ndodhi ishte deri diku Edhe e mira ime pasi u zhvillova shum ne shum aspekte dhe mundohem te permiresohem perher e me shum pavarsish rretganave Dhe do jepja nje keshill per ato qe mund ta lexojn rastesisht kete shkrim ndonjeher nuk mjafton diagnoza as kura por ta pranosh se qfar ke dhe te mesohesh me te pavarsish sa ndjenj e fort esht por gjithmon duhet marr si shtys per te gjetur permiresimin e vetes ju pershendes

    1. Uarda Beçerri says:

      Denis, pershendetje!
      Me vjen mire qe e gjete veten tende ne shkrimin tim. Je nje rast per tu vleresuar per arsyen qe e ke jetuar jeten me te mirat e te keqijat e saj. Eshte shume ndihmues dhe pozitiv fakti qe te gjitha ngjarjet qe ti ke kaluar, i ke kthyer ne eksperienca e i ke pare si sfida per tu kaluar, e jo per tu rrenuar.
      Eshte i mrekullueshem gjithashtu fakti qe ne kete pike, ti e sheh goten tende te jetes gjysem plot, duke gjetur kuptimin ne plot gjera te bukura e duke e perqendruar vemendjen pikerisht aty.
      Faleminderit per mesazhin e bukur qe ti percjell. Ke te drejte! Rruga eshte e gjate, ama nga te pranuarit nis gjithcka. Dhe ti e ke kuptuar dhe ndjere me se miri kete.

      Faleminderit Denis e te uroj vetem te mira e arritje.
      Me shume respekt e mirenjohje per ty,
      Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.