Këshilla/Blog

Ankthi 03.11.2022

Miredita, deshta te kerkoj ndihmen e nje psikiatri, une tash e 1 e gjysme perdori antidepresiv mirepo nuk me kan ndihmuar, jam akoma ne nje gjendje jo te mire, frika nga gjithcka me shoqeron cdo dite, mirepo dua qe ti nderpres antidepresivet sepse me heret isha me mire ne krahasim me sot kur po i mar medikamentet, kam provuar ti le po me shfaqet nje ankth i tepruar dhe prap vazhdoj ti mar do doja nje keshille se si ti largoj dhe te trajtohem ne menyre natyrale. Sepse edhe pse po i mar medikamentet prap pothuajse ankthi eshte i shtuar dhe nuk po me ndihmojne ndersa mjeku vetem po me rit dozen pa dhene ndonje keshille pervec terapise.

  1. Ankthii.Depresioni says:

    Ju lutem ta lexoni mesazhin tim dhe te me keshilloni, sepse kam nevoje shume per ndihme.

    1. admin says:

      Pershendetje i dashur,
      Pyetja juaj i eshte derguar eksperiti te faqes dhe se shpejti do merrni pergjigje.
      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

  2. Përshëndetje, dhe faleminderit që iu adresuat faqes se nukjevetëm!
    Në lidhje me shqetësimin tuaj, do ju sugjeroja që të vizotoheshit dhe njëherë në një mjek psikiatër për t’ia thënë të gjitha këto simptoma që keni. Nëqoftëse nuk jeni i kënaqur me atë që keni mund të shkoni në një mjek tjetër për një mendim të dytë.
    Ndërsa, nëqoftëse nuk doni të përdorni medikamente mund të provoni të bëni seanca psikoterapie.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  3. Ankthi.Depresioni says:

    Ju falenderoj per pegjigjen, vetem deshta te me tregoni se kur ka ekspert ne cjat paso jam kycur disa here kam pritur gjysem ore por psikologet sjane kycur, ju lutem te ma dergoni orarin e sakt qe te keshillohem me psikologet e faqes

    1. admin says:

      Ju sygjerojme qe ne chat te kyceni te merkureve nga ora 21.00 -22.00.
      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.