Këshilla/Blog

Eda 13.05.2020

Pershendetje, Nuk kam menduar se kam probleme te medha,dhe gjithmon jam munduar ti shmang mendimet e mija mirpo me kalimin e kohes poe shoh se ky problem po rritet.Jam 19 vjeqe dhe nuk kam probleme ne familje apo ne shoqeri mirpo shumicen e kohes ndihem shum keq ,nuk kam aspak siguri ne vetvete, nuk jam aspak e vendosur, kam shume gjera qe dua te ndryshoj te vetja mirpo nuk po mundem,spo mundem me qen e vendosur per asgje.Mendoj shum gjera ndonjeher edhe krijoj probleme qe as nuk egziztojn, nuk kam aspak vetbesim.

  1. Msc. Dorina Kapaj thotë:

    Pershendetje Eda,

    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Nga pershkrimi yt kuptoj qe je duke jetuar ne nje periudhe dyshimesh, dyshime qe ndoshta kane te bejne me pyetje madhore qe te mundojne ne lidhje me ate cfare je dhe cfare do te doje te ishe, apo ndoshta me ate cfare do te doje te beje e te arrije. A eshte keshtu? Nese po, cfare jane keto udherkyqe qe duket se po te lene te paralizuar ne pamundesi per te zgjedhur rrugen tende?

    Do doja te dija pak me shume per keto ndjesi pasigurie dhe pavendosmerie qe je duke kaluar. A ka qene gjithnje keshtu per ty apo jane ndjesi qe i ke filluar t’i perjetosh se fundmi?

    Mungesa e vetebesimit shpesh here eshte tregues i eksperiencave tona te hershme “te pasuksesshme” ku mund te jemi kritikuar apo mund te jemi bere te ndihemi te paafte nga te tjeret. Ne kete menyre fillon te zene rrenje tek ne ndjesite e zhvleresimit te vetes, apo te dyshimit te vlefshemria jone. A ke patur te tilla eksperienca qe mund te ta kene cenuar besimin te vetja?

    E mirepres pergjigjen tende per t’u munduar te kuptojme pak me qarte ate cka po ndodh me ty.

    Perzemersisht,
    Dorina

    1. Eda thotë:

      Po ndihem mir pasi qe me keni kuptuar plotesishte, kjo ndjenje ka fillar thujase 6 muaj dhe koheve te fundit po rritet.
      Jam thuajse ne perfundim te vitit te par ne fakultet, mirpo ndihem sikur nuk kam zgjedhur drejtimin e duhur,mendoj te bej nje pauz nje vjeqare(gap year) kjo besoj do me ndihmoj pasi qe do kem shum kohe te mendoj per drejtimin qe kam zgjedhur ti kjartsoj mendimet e mia ta di se qfar dua un mirpo nese ju them prinderve e di se do deshprohen dhe nuk do ta mirpsesin aspak pasi qe ata kan shum besim ne mua dhe presin shum nga un kjo gje pra vazhdimisht po me shqetson, Pastaj ka edhe shum gjera te tjera qe me shqetsojn si shoqeria qe kam pasi qe e di se nuk kam nje shoqer te mire dhe dua te larohem nga kjo shoqeri mirpo nuk kam guxim pasi qe do ndjehem shume e vetmuar, e kam shum veshtir te bej shoqeri te re pasi qe ka shum gjera qe nuk me pelqejn tek vetja dhe friksohem qe ta tregoj veten tek njerz te ri gjithmon jam e mbyllur ne vete rrall her e shpreh ate qe e ndjej apo e mendoj pasi qe gjithmon e kam friken se qfar do te mendojne te tjeret, nuk kam aspak besim te vetja ndoshta pasi qe nuk kam qen asnjeher shum e vlersuar nga dikush dhe kjo me ben te ndihem se nuk jam mjaftueshem e mire per asgje.

      1. Msc. Dorina Kapaj thotë:

        Pershendetje perseri Eda,

        E lexova me kujdes pershkrimin tend dhe ajo qe lexoj nder rreshta eshte frika jote per t’u shfaqur si “ajo qe je”. Mendoj qe kjo veshtiresi tek ti lind prej faktit qe je ne dyshime per ate qe je dhe rrjedhimisht je e pushtuar nga pasigurite per sa i perket menyres se si shfaqesh tek te tjeret.

        Ajo c’ka ti po perjeton ne keto momente jane dyshimet per shkollen qe duhet te ndjekesh pasi ke kuptuar qe nuk te pelqen, por ne te njejten kohe ende nuk e di se cfare do te te doje te beje ne vend te kesaj shkolle. Je duke u perballur me nje sfide te madhe qe ka te bej me identitetin tend profesional dhe me ate c’ka je. Pjese e ketyre veshtiresive lindin ne faktin qe me sa duket e ke te veshtire te ngresh pyetjen : Cfare dua une? dhe ne vend te kesaj ti ngre pyetjen ” Cfare do te donin te tjeret nga une?” Pra po te mundon menyra se si te tjeret te shikojne dhe ne kete proces kompromentohet marredhenia jote me veten, pasi asnje pergjigje nuk do te ishte mjaftueshem e mire per te te bere ty te lumtur nese pyetja eshte Cfare duan te tjeret nga ty. Kjo ndodh pasi te tjeret projektojne te tjetri deshirat e tyre. Pra, per shembull: Prinderit e tu mund te duan qe t’i te jesh mjeke sepse kjo ka qene edhe deshira e tyre e hershme, por nuk ja kan dal qe ta realizojne dhe ne kete menyre te kerkojne ty qe te permbushesh deshiren e tyre, pra ta delegojne ne nje far menyre. Nderkohe ketu, ne kete pritshmeri nuk merret aspak parasysh deshira jote, qe mund te jete krejtesish e ndryshme nga e prinderve te tu, me te drejte pasi jeni njerez te ndryshem me botekuptime te ndryshme dhe me vizione te ndryshme. Ne kete nderveprim je ti qe po sakrifikon deshirat e tua, per te shmangur zhgenjimin e njerezve te tu me te dashur, ndoshta sepse i druhesh mundesis qe do te humbasesh afeksionin e tyre. Ne kete situate duket se nuk ka vend per deshirat e tua dhe rrjedhimisht cenohet kenaqesia qe ti do te fitosh nga shkolla dhe puna jote ne te ardhmen. Ke nevoj te gjesh hapesiren ku deshirat e tua marrin hapesiren qe meritojne dhe te eksperimentosh me ate cka ndodh nese t’i i lejon vetes ti shprehesh – t’i komunikosh te tjetri keto deshira. Pra mundohu te guxosh per te biseduar me prinderit mbi keto dyshime qe po kalon ne kete periudhe dhe shiko se cfare pergjigje do te marresh.

        Pasigurite qe ke ndiher nder vite dhe mungesa e besimit qe ke perceptuar nga te tjeret ta kane cenuar ndoshta aftesine per t’i lejuar vetes te jesh ajo cka natyrshem je. Te biesh ne paqe me kete eshte sfide e madhe qe mund te kerkoj shume pune dhe perkushtim per ty pasi nenkupton tejkalimin e ketyre besimeve qe ke brendesuar nga jashte qe ti nuk vlen. Dhe keto besime nuk kane lidhje me realitetin, pasi ndo deshire qe ti ke dhe cdo aspekti i yti eshte po aq i vlefshme sa i kujdo tjeter.

        Po une te ftoj te guxosh ta ndermarresh kete sfide me veten dhe te mundohesh te qendrosh pak me pyetjen “Cfare dua une?”. Do doja te dija se cfare te vjen nder mend kur ja ben kete pyetje vetes? Cfare ndjesish te jep?

        Per sa i perkete shqetesimit tend me shoqerine tende dhe frikes qe ke mbi ate cka ata mund te thone per ty, mund ta di se cfare fantazish te mundojne kur mendon se si do gjykohesh prej tyre? Pra cfare mendon se do te thone per ty? Eshte e rendesishme te ndalesh ketu pasi shpesh here realiteti eshte shume nryshe nga ai qe supozojme ne ne frike e siper, pasi pasigurite tona ushqejne frikra qe kane shume pak gjasa te jene te verteta.

        Mirepres pergjigjen tende per t’u munduar te hedhim pak me shume drite mbi keto konflikte qe po kalon.

        Perzemersisht,
        Dorina

        1. Eda thotë:

          Kur i bej vetes pyetjen se cfar dua une? ndihem mire, ndihem e lumtur kur e mendoj te jem e pavarur te kem lirin te bej dhe te eksperimentoje gjera te reja ,te perjetoje aventura te reja pa qen e friksuar se do zhgenjej dike, pa pasur frike se qfar te tjeret do mendojne,nuk dua qe dikush te pres diqka nga un, nuk dua qe familja ime gjithe mundin qe e bene per mua e per te me shkolluar te pres diqka ne shkembim te ksaj, e di qe ata me mundin qe e bejne per mua presin qe un ti bej krenar ,presin qe nje dit ata te mund te thon me krenari se cfar ka arritur vajza e tyre, nuk dua qe dikush te pres diqka nga une, kjo gje me tmerron sepse nese dikush pret diqka nga un ather un ndihem keq nese i zhgenjej ata ndoshta do te bej edhe gjera qe nuk i pelqej vetem e vetem qe njerzit qe me besojn mos te zhgenjehen mos ta humbasin besimin qe kan ne mua. Dhe une nuk e di se si ,se cfar duhet te beje un diqka me te cilen do ndihem mire duke mos u ndjere keq se mos po zhgenjej dike.Me shoqerin qe un kam shpesh beje edhe gjera qe ndoshta nuk me pelqejn vetem qe mos ti humbas ,e di qe kjo aspak nuk eshte diqka e mire dhe un po mundohem shume mirpo nuk po arrije qe ta mendoj veten se pari e pastaj te tjeret. Ndoshta gjerat qe po i them nuk lidhen shum me njera tjetren nuk e di nese kan kuptim kto qe po them por ne mendjen time kam shum gjera dhe e kam koken lemsh, ndonjeher behem me mire dhe i largoje pakez kto mendime nga koka por shum shpejt brengat fillojn perseri.Eshte ndjenje shum e keqe qe mos ta di se kush jam une? se cfare dua une? dhe ne te njejten koh te kem aq shum frik nga mendimet e te tjereve edhe ta gjeje veten time.

  2. Jeta thotë:

    Pershendetje a ka mundsi ndokush ce e ka kalu ket situat me mtregu reth ankthut dhe depresionit ndihem shum keq njerzit me duken te quditshem nuk mund te ri me njerz frigohem se do vdes ndokush mendja me ri vetem nga e keqja frigohem te dal jasht se do te me ndodh dicka ne fyt me vjen sikur kam dicka asgje nuk me duket interesante bota me duket e zymt dhe vetja ime esht fellu shum ne te ju lutem me ndihmoni

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.