Këshilla/Blog

Eri 03.06.2021

Pershendetje
Unë jam një djale 22 vjec
Qe ne moshe te vogel kam vuajtur nga bullizmi
Arsyeja ishte sepse isha shumë i turpshem’ i urte, i Sinqerte dhe shumë i sjellshem .
Nga bullizmi i vazdueshem pesova shumë trauma dhe u mbylla shumë ne Vetevete
Periudha me e keqe ishte gjimnazi sepse lendohesha shumë nga Shoket e klases
Fillova terapite me ilace qe ti harroja ato momente
Fillova universitetin me 10-ta
Pasi vendosa ti harrojë shokët
Por ne universitet isha nje student shum agresiv por me nota te mira shumë
Nje vit shkoi mire sepse nuk lejoja askend te më ulte poshte.kisha mesuar të thoja Stop por pa i lenduad njeri
Vitini dyte u qetesova shumë sepse nuk mund ta fshihja ate qe isha
Ai djali i mire
U qetesova se isha i lumtur
Nje vit pa bullizem
E kuptuan shoket e universitetit dhe filluan te me lëndonin akoma me shumë por ne vitin e dyte nuk mund te reagoja.
E kisha shum siklet
Ne vitin e pare vetëm studjoja dhe nuk flisja por kur me ngacmonin u ktheja ashper
Me mbarimin e universitetit u qetesova
me ilace sepse me kujtoheshin momemtet e keqija qe kisha kaluar
Unë vazhdoja te enderroja per shoqerine
Endrra ime ishte te kisha nje shok ose shoqe
U aktivizova ne organizate politike atje me priten shum mirë por zghati shum pak
Sepse e dija qe do te me lendonim.
Kisha ankth
Unë skisha pas kurr nje shok ose shoqe
Nuk flisja as nje fjale isha shum konfuz
Kisha ankth se mos i humbja shoket.
Dhe pasi me humben ata mua sepse nje shok i keq smund te jetë nje Aktiviste i mire
Rashe ne depresion
Gjate depresionit kuptova se nuk eshte e veshire te jetosh me ankth por veshtire eshte te jetosh pa dashuri
Sot jam mire sepse po ndjek nje terapi me nje psikiater
Kam disa shoqe dhe shoke po prap me ankt dhe shum konfuz
Nje here jam mire nje herw jam keq
Jam shumë selektiv
Me disa njerez nuk kam ankth
Me disa po
Unë gjate gjith kohes ne shoqeri kam qwne i terhequr dhe pasojat i vuaj tani sepse ato aftesi pet te folur per te bere shaka nuk i kam
Thjesht nuk fol
Rri urte
Jam i merzishem per njerzit
Nuk me vjen me fole
Skam folur kurrë
Skam pas shoqeri
Kam bere shuml permirsime por duhet me vazhduu deri ne fund
Falemderit dhe zoti ju bekofte

  1. Eri thotë:

    Ju lutem më ktheni nje përgjigje!

  2. Anonim thotë:

    Pershendetje!Po keshtu kam qene dhe une.Por tani jam hapur shume mr shoqerine.Te keshilloj te shoqerohesh perhere me njerez qe te bejne te ndihesh mire.Nese dikush te ben te ndjesh ankth largohu.Jam me mendimin me mire pak e sakte se shume e perlum.Me vjen mire qe lexoj qe ka dhe djem te mire si ty,duhet te jesh krenar per veten sepse je i vecante dhe me vlera te larta e te rralla ne shoqeri.

  3. MSc. Klodjana Gjika thotë:

    Përshëndetje,

    Të lexova me shumë vemendje, dhe më bëri shumë përshtypje letra jote. Më bëri pështypje pasi kuptoj që pavarsisht kaq shumë vështirësive që ke përjetuar, ke arritur të ngrihesh dhe nuk ke ndalur në asnjë moment përpjekjet për të ndihmuar veten, për të qenë i hapur ndaj njerëzve pavarsitsht që ke pasur përvoja të këqija me ta, që nuk ke hequr dorë nga e mira brenda teje, që ke ambicie, që je aktivist… dhe shumë të tjera që mi lë t’i nënkuptoj. Si mendon? Janë pak të gjitha këto? Them se dhe ti e kupton që jo pasi e thua bukur në fund, duhet të vazhdosh, dhe vazhdo kështu.

    Shqetësimin tënd e shoh të lidhur patjetër me vështirësitë socialee që ke patur, bullizmin që ashtu siç ti thua kanë ndikuar në vetëvlerësimin tënd. Kjo bën që të kesh vështirësi të shprehesh dhe ta shfaqësh veten tënde pa frikë para të tjerëve. Po mendoj se sa e dhimbshme është të duash të flasësh, të bashkohesh me të tjerët por të mos e bësh dot. Ai cepi pa fjalë është i shumë i dhimbshëm ma merr mendja. Po më vjen shumë mirë që po punon me një psikiatër dhe pse nuk e di nëse kjo është terapi me ilace apo terapi psikologjike. Do të të sugjeorja të punosh në psikoterapi me këto pjesë të vetës pasi do të të ndihmojnë të procesosh trumat që the, dhe të fuqizohesh që të ndjesh veten më të lirë dhe pa frikë për tu ekspozuar. Jam shumë e lumtur për ty që më në fund ke shokë e shoqe dhe selektiviteti nuk është negativ për ty.

    Shpresoj të të ketë vlejtur sado pak si përgjigje,

    Gjithë të mirat!
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.