Këshilla/Blog

Amelia 05.08.2020

Pershendetje! Jam kurioze te di, a eshte sheruar ndonjehere ndonje njeri nga crregullimi i ankthit ? Sepse ne kete faqe shoh dhe njerez qe u ka zgjatur +20 vite ankthi, dhe nderkoh skam pare asnje koment qe te thote dikush qe e ka kaluar si eksperience dhe ka arritur ta menaxhoje. Kete dua ta di nga eksperienca juaj si psikologe qe keni patur mjaftueshem paciente… Apo eshte ankthi pjese e make up-it tone psikologjik qe qendron aty brenda gjate gjithe jetes ? Ne thelb, cfare eshte crregullimi i ankthit ? Tipar gjenetik qe e ke gjithe jeten apo nje menyre mendimi e gabuar dhe e perkohshme e sjelle nga rrethanat e mjedisit ? Nese mundeni do te doja te dija nje shembull te dikujt qe eshte ‘sheruar plotesisht’ nga kjo gje…

  1. Ale thotë:

    Pershendetje, kete pyes veten gjithmone edhe sa kohe do me duhet te vuaj nga crregullimi i ankthit

  2. ankthi 20 thotë:

    e vertet eshte une vuaj we 20 vite nga ankthi ,
    kommperdor lloj lloj medikamentesh kommvizitisr me dhjetra mjek psiholog neirolog por shum pak permirsime .por vetem besimi ne Zot ndihmon lutje sa me shum dite e nate .
    ju uroj shendet

  3. Ina thotë:

    Përshëndetje! Edhe unë vuaj nga ankthi sa ndonjëherë nuk e kuptoj çfarë simptomash më bëhen , nuk arrij as ti shpjegoj. Fiksimi im më i madh është zemra,kam frikë se do vdes nga zemra, nuk e di është kaq torturuese të jetosh me këtë frikë cdo minutë. Bëhem akoma më keq kur dëgjoj njerëz që vdesin nga zemra. Zoti na ndihmoftë!

  4. Gerti thotë:

    Ate kam edhe une, te rreh shpejt ,mjekim ke perdor? Po marrje fryme dhe turbullim ne shikim ke ???te lutem me kthe pergj

  5. Eni thotë:

    Pershendjetje dhe un si ty Ina ,zemren e kam fiksim seps eme ndodhin disa pickime shtrengime therje me rreh shpejt ,ndonjeher me duket sikur si degjoj rrahjet dhe jam tremb shum shum po se di ,ishalla ky ankthi stresi nuk na ndiko keq ne te ardhmen ket kam frike dhe un

  6. Ina thotë:

    E kam shpesh edhe marrjen e frymës, simptoma nga më të ndryshme, nuk e di ljo gjendje është tmerruese

  7. Iva thotë:

    Prsh te gjitheve ore a vuan ndonje nga fiksimet ketu psh te tipit do me bej keq dikush ose ta kthesh jeten si loje shahu qe te mendosh 25 levizje njeheresh. Po me shkaterron kam frik nga gjithcka edhe simptomat e frikes time jane te tmerrshme. Jam gjat gjith kohes do ndodhi kjo me pas reagimi im do jet ky me pas x individ do bej kte un ate. Po stermundoj veten aq shum sa mu shkaterru jeta. Cdo dit dhimbje koke edhe me duket se do cmendem. Ju lutem me ktheni prgj nese ka ndonje njeri si un ketu se ndjej qe po mar fund. Ju pershendes te gjitheve

  8. Meli thotë:

    Ina jam 100% si ty kam shume veshtiresi ne frymarje nga ankthi shum siptoma te tjera zemren ekontrolloj cdo minut me duket sikurr do ndaloje sikur do pesoj ndonje goditje cdo dite e njejta frike vdekja si do ja bejme me keto probleme qe na mundojne kaq shume utroturuam

  9. Ambra thotë:

    Persh, meli, marrjen e frymes e ke pothuaj gjith kohes apo me raste, per vec ksaj ke si marramendje, rrahje te shpeshta te zemres. Ndjesi te fikti, she nejvoj per te pire uj vazhdimisht se ke ndjesine sikur je dicka ne fyt, she parehati ne stomak? Te lutem mi thuaj gjith simptomat sepse po.vuaj shine, une jam 25 vjec po ti cfare moshe ke, am mundet thjesht ankthi te sjellur kaq shume simptoma, theksoj QE kam bere sh kontrollet dhe te.gjith mjeket thone ankth?

  10. Arela Çarku thotë:

    Përshëndetje,
    Ankthi.. sikurse edhe pyetja që ti po shtron.. mbart pasiguri, dyshim, të shtyn në kërkim të vazhdueshëm të një përgjigjeje e cila nuk është mjaftueshëm e besueshme sa të të bindë dhe të qetësojë. Të nxit dhe step në të njejtën kohë, të flet përmes trupit me rrahje zemre, bllokim frymëmarrje, djerësitje gjymtyrësh, dhimbje muskujsh etj, dhe të mundon përmes mendimeve të vazhdueshme të cilat pareshtur përsërisin besime, kërkojnë fakte që përmbushin besimet e tyre dhe si sjellje preferon shmangien nga situata, rrethana apo fakte që e sfidojnë natyrën e ankthit. Pyetja që ti ngre është formuluar pas një kërkimi në web faqe të pyetjeve apo komenteve që lidhen pikërisht me ankthin.. Çfarë nevoje mendon se tregon pyetja jote? Mundet të jetë thjesht kuriozitet apo ankthi po gjen një strehë brenda teje dhe po zgjedh të flasë në këtë mënyrë.. Ajo çka mund të them me siguri është se ankthi shfaqet ndryshe tek çdo individ dhe sigurisht për arsye nga më të ndryshme të cilat mund të lidhen me faktorë të jetës personale, me rrethana familjare dhe mund të nxitet edhe nga ndodhi sociale. Mënyra sesi personi reagon ndaj ankthit është e ndryshme dhe e rëndësishme në ndihmimin e personit për të menaxhuar ankthin është ndërgjegjësimi mbi formën e reagimit ndaj ankthit.
    Eksplorimi i ankthit është baza në njohjen dhe menaxhimin e simptomave që ai shfaq dhe ky eksplorim kërkon guxim pasi të ballafaqon me aspekte të vetes të cilat i shmangen një realiteti të dhimbshëm, një historie, ndjenje apo fakti që mohohet për arsye të ndryshme dhe e nxit personin të dalë nga zona e konfortit e cila në fakt është disfunksionale. Në këtë rast, sugjeroj që të më tregosh ti një rast dhe të komunikojmë më konkretisht sesi mund të punohet me ankthin sipas natyrës që ankthi zgjedh të shfaqet..
    Të falenderoj për pyetjen dhe jam në pritje të përgjigjes tënde,
    Arela.

  11. Amelia thotë:

    Pershendetje,
    Pyetja ime ravijezon demotivimin dhe humbjen e shpreses per t’u ‘sheruar’. Kur shikon raste te tjere qe ia kane dale motivohesh dhe vendos lentet e pozitivitetit. Kurse kur ke te besh vetem me persona qe kane me vite me rradhe qe nuk e menaxhojne dot ankthin dhe shfaqin gjithmone nga nje problematike te re, sigurisht qe zhgenjehesh dhe i shikon gjerat negativisht dhe akoma me shume futesh ne ate rrethin e tmerrshem vicioz. Une 5 muaj kam qe me ka filluar dhe momentalisht me jep marramendje dhe destabilitet kur eci apo kur qendroj ulur. Eshte nje situate qe per 1 fije mund te biesh ne depresion.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.