Këshilla/Blog

Ada 07.04.2021

Pershendetje .Ndodhem ne nje gjendje te rend emocionale.Cdo dite kam ankth merzitje dhe spo shijoj dot asgje nga jeta.Edhe me burrin ndodhem ne nje krize sepse edhe ai nuk me duron dot keshtu si jam ,cdo dite me ankesa .Kam vite qe vuaj nga ankthi por tani me eshte kthyer fuqishem me rrahje te shpejta zemre lodhje me vjen per te vjell nuk mbushem dot me fryme me merren mendet tensioni her her i lart.Analizat me kane dale mire ,mora dhe mjekim per ankthin kam 7 dite qe po i mare po skam ndonje ndryshim te madh ndoshta eshte heret per te pare permisim.Po qe kur kam filluar ilacin ndjihem shume e pergjumur .Jeta ime eshte mbyllur me ankesa cdo dite ,ska dite qe mos te kem ndonje gje.Mbaj edhe mendjen shume ne gjera negative.Burri ska durim me mua dhe me sillet keq kur une ankohem qe nuk ndihem mire.Nuk kemi komunikim ai eshte gjithe kohen me nerva jo i qet qe te me kuptoj dhe te me ndihmoj ta kaloj kete gjendje.Ai me do vetem te qesh te jen e gateshme per ate sa her ai do dhe nese sjam me sillet keshtu..Me ka permendur divorcin dy her qe une kam pesuar atak paniku edhe pse kemi dy femije ne mes.Edhe une tani sa her ndihem keq nuk i them me atij sepse e di qe nuk do me ndihmoj por do merzitet prap dhe do me lendoj me teper.Ju lutem te gjitheve qe kane kaluar kete gjendjen time si mund te behem e fort ta kaloj kete gje..Sepse degjoj disa njerez qe edhe pa ilace e kane kaluar .Une jam munduar te largoj mendimet negative por e pa mundur sa her ndjej dicka mendja ime shkon te vdekja..Frika me kaplon dhe cdo gje te keqe e mendoj per veten ..Jetoj me frike kjo eshte e gjitha..E vetme me femijet gjithe diten familjaret i kam large ndihem e pa fuqishme per te jetuar…

  1. Ina thotë:

    Përshrndetje Ada! Lexova historine tende e me bindje po te them qe nuk je vetem. Si ti edhe si une janë me mijera qe vuajne, kështu qe motivohu. une vuaj nga ankthi prej 2 vitesh, edhe une me 2 femije te vegjel jam dhe kam shume frike , me eshte kthyer ne fobi vdekja . Shpesh detyrohem te largohem edhe nga njerezit nuk dua as te dal jashte nuk marr pjese ne aktivitete me koleget se kam frike, por dije se gjithcka ndodh ne koken tone,mendimet tona. Dhe ankthi kap njerzit e mire me mbindjeshmëri, dëgjo video motivuese, ndiq faqe pozitive, e di te besoj kjo eshte luftë me veten
    mos u mërzit ti mund tja dalësh nuk je vetem

  2. Kejsiana thotë:

    Mos u shqeteso! Mjekimi qe ke marre do te beje punen e vet shume shpejt dhe do te ndjehesh shume mire .Mjekimi do te pakten dy jave qe te kryeje funksionin e vet dhe duhet te dish qe kur fillon mjekim per ankthin, ne fillim ankthi shtohet dhe me pas largohet komplet pas 2 javesh te fillimit te terapise. Keshtu qe mos u bej fare merak , por behu e forte per veten dhe per femijet. Te pershendes!

  3. Ada thotë:

    E dashur Ina shume e vertet qe ka shumr njerez qe vuajne nga ankthi por me e rendesishmja eshte te kesh dite afer qe te mbeshtesi ,sepse ne qe vuajm nga ankthi me shume duam siguri dhe njeri qe te na e lehtesoj gjendjen
    .Por une sic e thash nuk kam njeri dhe kjo e ben me te veshtire gjendjen time
    .Edhe pse analizat i kam mire prap mendja me thot jo nuk eshte ankth por semundje ..Ehh shume e veshtire kjo gje qe po kaloj.Se di ndoshta nje dite do largohet 😦

  4. frika thotë:

    persh edhe une vuaj qe 20 vite stres ankth tash edhe depresion te gjitha simptomat si ju i kom
    por tash mu ka fiksu mos me dal mos me qendru vetem se kom frik do me bie te fiket
    tensionin e kom te ulet rreh zemra fort djersitem me thahet goja me drdhen kembet
    o Zot sa e veshtir kjo gjendje
    inshAllah Zoti na e largon

  5. Xilja thotë:

    Njetin rast krejt e kam si ti edhe une si me burr si me akth valla ishlla zoti na nimpn se zor boll po une po tham pse ske.i privat kotakt

  6. Bela thotë:

    Xilja cfare te bejm keto burra na rane ne pjese ..Ama si me dal nga ankthi se qenka e veshtire cdo dite zemra rreh shpejt..Kontakt privat nuk kam por mund te komunikojme ketu te ndajme eksperiencat tona se keshtu lehtesojme njera tjeteren 😊

  7. Anonim thotë:

    Goca duhet te merremi me aktivitete te bejme gjerat qe na kenaqin ta heqim mendjen nga ankthi

  8. Xilja thotë:

    Une boll mirrna se skam ko hiq se i kam femit e mi po akthi e medja spo me hiqen as pak si 20 bite e kam ket akth po as me burr se kam mir se nuk me beson as pak as qe interson per mua e as per femi jeten ferr e kam po spo di si ta kaloj vetm kjo e din si e ka jeten me burr edhe me akth edhe beson se edhe une shum her me asht permendur dvorci tash spo tregoj hiq jam hupur fare

  9. Gabriela Kuneshka thotë:

    Pershendje,
    Ndodh shpesh here qe ne momente te caktuara pergjate jetes, perballe ndodhive, marredhenieve, rrethanave te ndryshme te ndihesh e brishte dhe e pamundur e kjo eshte krejt e natyrshme. E rendesishme eshte qe kur ndjen se je perballe ketij fakti, t’i japesh vetes mundesine per te kerkuar ndihme dhe per te konstatuar se nuk je vetem. Andaj, te falenderoj qe ke zgjedhur te shkruash kete leter! Perceptoj veshtiresine qe po perjeton ne keto momente, pasi ankthi nuk eshte nje gjendje e parendesishme apo kalimtare. Gjithashtu, nga letra mund te imagjinoj lodhjen qe perjeton duke u perpjekur te mbash nen fre mendimet apo emocionet e tua si dhe ndjenjat e fajit per dinamikat e krijuara ne cift. Gjithkush ka momente apo sfida ne jete dhe eshte gati e pamundur te jesh gjithe kohen mire, sic mund te pretendoje bashkeshorti yt. Mungesa e komunikimit dhe e mbeshtetjes ka gjasa te rendoje me teper. Do kisha deshiruar te dija me teper per kohen kur te jane shfaqur per here te pare simptomat e ankthit? Ka patur ndonje ndodhi te pakendshme apo stresante gjate asaj kohe? Po kohet e fundit? Ne kete rast do te sugjeroja fort psikoterapine. Eshte e rendesishme te perpiqesh te nxjerresh jashte nepermjet te folures me nje profesionist ato cfare te mundojne dhe rendojne se brendshmi ne menyre qe te fitosh nje vetedije dhe kuptim me te qarte rreth situates. Nese deshiron mund te zgjedhesh keshillimin online falas qe ofron kjo platforme ose mund te me shkruash serisht permes letrave.
    Gabriela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.