Këshilla/Blog

Andis 14.09.2020

Prsh si Po kaloni ?Uné që po ju shkruaj jam Andis.Tashmé u bënë dy muaj qé Po vuaj nga ankthi dhe stresi,gjë që nuk të lejoka té bësh një jetë normal e si gjithë të tjerët.Ajo që më shqetëson më shumë ështé dhimbja e kokës qé té kap gjaté dités ku të jep përshtypjen sikur e ke të ngrirë pjesën lart të kokës.Duhet të theksoj që kur dal në diell më duket sikur të djeg dhimbja e kokës.Gjithashtu më tremb fakti kur fillojn
skuqet pjesa e bardhë e syve dhe të jep

përshtypjen e një hijeje të leht dhe të rëndon
Pak.Mendoj që ankthi në fillim te mua e ka zanafillën qysh në kohën e tërmeteve,ku u tremba shumë.Pastaj erdhi u rëndua Pak e nga Pak në kohën e karantinimit që kishim dhe u rëndua shumë nga frika e Covidit.Tani më vijnë mendime negative për veten nga më të ndryshmet e nuk di si ti heq.Megjithëse para Tre javëve I hoqa si mendime nga koka dhe mendova se shpëtova por mé kaploi ankthi përsëri e nuk di çté bëj.Si të shpëtoj nga kjo gjë e vështirë për mua?Theksoj që në punë mezi pres té shkoj megjithëse lodhem ku herë pas here Kam nganjëherë dhimbje të këmbëve gjaté tërë ditës.Humori nuk është ai I pari është si me hope e megjithatë unë qesh si për té treguar që unë jam.Gjumi në fillim ishte Pak ose aspak kurse Tani arrij të flej miré rreth 5 deri në 6 orë në dité.Pyetja që I bëj vetes edhe sa do zgjasë kjo gjëndje ankthi dhe sstresi ?Mundohem shumé me veten ta kaloj këtë gjëndje ku nuk pi më kafe ose vetëm një zakonisht pi çaj kamomil e një gotë qumësht në darkë,ecje në natyrë dhe bananen si ushqim.Ndonjë këshillë ose sugjerim nga Ana juaj do e pranoja me kënaqësi…

  1. Miri thotë:

    Teksa po e lexoja ate cfare ke shkruar mu duk per nje moment sikur po lexoja pershkrimin e gjendjes time aktuale,edhe une ndiej te njejten gje si ti.Ankth dhe stres i vazhduar…Ju lutem na jepni nje keshille

  2. xh thotë:

    Pershendetje , dhe une e kam
    kete shqetesimin e mpirjes se kokes zakonisht ne pjesen e ballit dhe ne pjesen e pasme . Me
    duket sikur me peshon aq shume dhe nga kjo kam dhe ndjesine e marrjes se mendve, dhe ndjesine e lekundjes.

  3. Veronika Duci thotë:

    Përshëndetje Andis dhe faleminderit që kontaktove me ne!
    Është e vërtetë se tërmetet dhe situata e COVID – 19 ka rritur shqetësimet tek njerëzit, ankthin dhe emocione të tjera negative. Duket se ke bërë përpjekjet e tuaj dhe vazhdon të bësh për ta përballuar dhe kalua këtë gjendje. Do të doja të dija se çfarë mendimesh negative të vijnë në mendje, ato të cilat thua se do që t’i heqësh nga koka. Çfarë mendimesh janë ato konkretisht? Në lidhje me tërmetin dhe pandeminë, mbase ia vlen të reflektosh se çfarë domethënie ka për ty në veçanti tërmeti? Me çfarë tjetër mund të lidhet nga jeta jote? A ke pasur eksperienca të ngjashme në fëmijëri që u rikthyen? Mbase një humbje e një personi në familje mund të lidhet me të, nga diçka e papritur si p.sh. një aksident. Shpeshherë, eksperienca të tilla na zgjojnë frikën nga vdekja, që ekziston tek çdo njeri, herë pas here më e fortë ose më e zbehtë, por nuk rri me ne gjithë kohës. Gjithsesi, do ishte më e qartë për mua nëse do i përshkruaje këto mendime, prandaj të sugjeroj të shkruash përsëri në faqe me këto detaje. Nëqoftëse vazhdon kështu, do të të këshilloja të bëje disa seanca psikiterapie ose mund të kontaktosh në chat – in e kësaj faqeje për të patur një këshillim të drejtpërdrejtë.

    Shpresoj të të kem ndihmuar,

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.