Këshilla/Blog

Tea 25.05.2020

Pershendetje!
Kam me shume se 3 vite qe vuaj nga ankthi nuk mund te flas me njerez as me njerez te aferm sa her qe shoh njerez dhe e di qe duhet ne tflas ne ta filloj e dridhem me vie temperatur zemra me rrah shpejt dhe nese flas me mdalet zeri ne gjysem askush nuk mund ta kuptoj se si ndihem un pastaj po me shkaterron kjo gjendje Desha te ju pyes a eshte vertete ankth social dhe a mund te sherohet me psikoterapi ?
Faleminderit paraprakisht!

  1. Veronika Duci thotë:

    Përshëndetje dhe faleminderit që kontaktuat me ne! Mesa kuptoj gjendja juaj ka kohë që është e tillë dhe e përfytyroj se kjo periudhë duhet të ketë qenë e vështirë për ju. Në lidhje me pyetjen tuaj, në fakt është e vërtetë që psikoterapia lehtëson simptomat e ankthit social, por natyrisht kjo varet nga shumë faktorë në praktikë.
    Duke qenë se gjendja juaj ju pengon nga realizimi i funksioneve të përditshme, do ju sugjeroja që të fillonit sa me shpejt psikoterapi.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.