Këshilla/Blog

Johana 27.09.2021

Pershendetje !Jam nje 18 vjecare .kam qene dhe jam nje person frikacak dhe nje person qe e vret shum mendjen edhe per gjene me te vogel.Kam patur dhimbje koke,dhe ne dhjetor janar te keti viti perjetova nje dhimbje koke te tmerrshme per 2 jav ,bera viziten dhe me than qe gjithcka ishte stresante.Tani ne fillim te shtatorit me jane shfaqur disa siptoma qe me te vertet po me shqetesojne.Si fillim filloi sembimi ne pjesen e kraharorit(zemres),kisha frik mos kisha probleme me zemren ,dhe ende kam ,me pas mu mpi krahu i majte .Shkova tek doktori pas 1-2 javesh dhe nga siptomat qe i pershkrova tha se e kam ankthioze,nderkoh qe me erdhi si dicka e papritur sepse un nuk kam perjetuar ndonje traume kto koh .Gjithsesi dhembja e kraharorit me pushoi mirpo krahu i majte me ka dhembur perseri .Kam patur ngurtesim nofulle por tani me ka kaluar.Kurrizi ,mesi dhe shpatlat me kan dhembur dhe me dhembin ende .Disa dite me digjnin syte dhe tani me duket sikur me dhembin.Tani kto kohe ka filluar me dhemb edhe kemba e majte ,gishtat e kembes e te dores ,me dhembin te 2 gjunjte por sidomos i majti .Kam patur disa here edhe marrje fryme .Por jo shpesh .Ju lumtem me ndihmoni sepse jam ne hall ??.

  1. Ina thotë:

    Prsh e dashur
    Potuajse e njejte me situaten tende jam dhe une,e skam lene vizit e analiz pa. Bere si ne Shqip si ne Angli dhe cdo gje me del OK
    Jan vec ankthi qe i jep kto dhimbje asgje tj.
    Vec na duhet durim e shprese ne zot e ishalla do na largohet

  2. Johana thotë:

    Faleminderit per pergjigjen e dashur !Shpresoj te kaloj edhe ty ?

  3. Psycho thotë:

    Pershendetje!
    Kam mbi 8 vjet me ate gjendje. Thjesh mbushi mendjen vetes qe e ke ne koken tende, nuk eshte asgje. Kur te shfaqen dhimbjet apo ajo gjendje mendo vetem qe eshte si gjithe te tjerat dhe do kaloj vet. Puno me veten dhe do ja dalesh, e kam provuar ne kurriz.

  4. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike thotë:

    Përshëndetje,

    Nga letra jote po kuptoj që stresi apo ankthi, siç e ke përshkruar, po shfaqet përmes shqetësimeve në trup: dhimbje koke, në kraharor, mpirje në krah, ngurtësim nofulle, dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, djegie sysh etj. Në këto raste, pasi përjashtohet çdo problem i mundshëm mjekësor përmes analizave e konsultave me mjekë specialistë, mbetet të jetë një gjendje emocionale e ngarkuar me stres e përjetime ankthi.
    Përveç përshkrimit të simptomave fizike ke përmendur disa aspekte që besoj se janë me rëndësi: “jam person frikacak”, “që e vret shumë mendjen edhe për gjënë më të vogël. Në fakt, nëse e cilëson vetem si “frikacak” dhe që “e vret mendjen” për gjëra të vogla, ky informacion na tregon diçka me rëndësi për ty, personalitetin dhe gjendjen tënde mendore dhe emocionale. Nga çfarë ke frikë dhe për cilat gjëra të vogla e vret mendjen?
    Frika është një emocion që na ndihmon të mbijetojmë dhe të ruhemi prej rrezikut. Pa frikë, nuk do ishim këta që jemi, por ajo na ndihmon deri në njëfarë mase. Nëse ke frikë nga gjëra që nuk përbëjnë rrezik konkret, atëherë lind ankthi i cili nëse nuk trajtohet me ndihmën e një terapisti, mund të kthehet në një çrregullim – pra, të bëhet i fortë dhe të ta ulë cilësinë e shëndetit dhe të jetës.
    Më poshtë ke shkruar “nuk kam përjetuar ndonjë traumë këto kohë”. Nga njëra anë, vërtet një gjendje ankthi apo shqetësimi mund të jetë përgjigje akute (e menjëhershme) ndaj një ngjarjeje stresante/ tronditëse apo traumatike, por jo në të gjitha rastet. Ankthi sot (ose i muajve të fundit) mund të jetë një përgjigje ndaj shumë ngjarjeve edhe të vogla të jetës së përditshme, por edhe i ngjarjeve më të hershme në jetën tënde.
    Unë të sugjeroj të gjesh forma natyrale për ta shkarkuar ankthin dhe stresin, duke kombinuar studimin/punën me pushimin; të merresh me ndonjë aktivitet sportive apo fizik që të pëlqen dhe të flasësh me njerëz mbështetës dhe tek të cilët ke besim (të rritur dhe moshatarë).
    Gjithashtu, të sugjeroj të kërkosh ndihmë psikologjike për të folur më gjatë për frikërat dhe shqetësimet e tua me një psikolog ose psikoterapist. Këtu në faqe ke një shërbim chat-i pa pagesë (shih oraret) të cilin mund ta përdorësh për të kontaktuar drejtpërdrejt në kohë reale dhe në mënyrë anonime me një nga kolegët, ekspertë të faqes. Gjithashtu, mund të drejtohesh në shërbime shtetërore apo private të shëndetit mendor në qytetin ku jeton ose edhe online.
    E rëndësishme është të kërkosh mbështetje, të pranosh sa e rëndësishme është trajtimi i simptomave dhe gjetja e mënyrave të përshtatshme për të përballuar dhimbjen dhe shqetësimet që ke. Me durim dhe mbështetje do të mund ta përballosh më mirë këtë gjendje dhe do mund të ngrihesh më i fortë pas kësaj eksperience.
    Të përshëndes,
    Lediona Braho
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.