Këshilla/Blog

Si ta largoj belbezimin dhe stresin 23.09.2020

Pershendetje deshta te ju kerkoj ndihm per nje problem timin, un kam problem me te foluren kur jam ne shkoll belbezoj shum bileh edhe emrin tim si duhet smund ta them por kur jam ne shtepi nuk me ndodh e njejta gje kur jam duke folur me shoqet shoket me familjaret e mir flas shum rrjedhshem, edhe kur jam ne dhomen time e perseris msimin pa belbezuar fare dhe ky belbezim ne shkoll
Po me ben te ndihem teper keq me vjen turp te flas dhe sdua fare te shkoj me ne shkoll vetem per shkak te ksaj.
Deshta ta di edhe a ndodh vetem per shkak te stresit apo prej ndonje shkaku tjeter ju lutem me ndihmoni

  1. Veronika Duci thotë:

    Përshendetje dhe faleminderit që kontaktove me ne! Mesa kuptoj belbëzimi jot shkaktohet më shumë nga situata sociale, kështu që ndoshta ajo çfarë duhet të pyesësh është çfarë të streson në këto situata? Shpesh, belbëzimi nxitet në situata sociale, dhe lidhet me ankthin nga performanca sociale përpara të tjerëve. Gjendja jote duket se është e ngjashme me këtë. Gjithsesi, do të të sugjeroja të bëje një konsultim të plotë me një logoterapist dhe/ose me një psikolog.
    Shpresoj të të kem ndihmuar,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.