Këshilla/Blog

Xhx 09.05.2021

Bashkeshorti im eshte i varur nga bixhozi. Ne jemi 23 vjec te dy dhe jemi njohur ne gjimnaz, tani jemi te martuar. Ai eshte prezantuar qe i vogel me bixhozin, ne lagje, dhe ne vazhdimesi ka lene shuma te medha. Ka pasur nje jete te mire ne familjen e tij, eshte shume punetor dhe ka punuar gjithmone. Kemi pasur shume debate ne familje shume situata te keqija prej bixhozit. Une personalisht i kam ofruar gjithe ndihmen time, e kam falur shume here, edhe e kam kercenuar qe do ndahet, por pas ca kohesh e ka bere prap.
Jemi ne piken qe me ne fund pranoi qe eshte i varur dhe po i mer shpirtin kjo gje. Dua patjeter qe te gjej dike qe te na ndihmoje.. ju lutem. Jemi te gatshem te paguajme dhe te bejme cdo gje qe duhet..

  1. Nuk Je Vetem thotë:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni kontaktuar. Ju ftojme te na shkruani ne adresen pyetjet@nukjevetem.al ne menyre qe tju sygjerojme nje ekspert me te cilin mund te kontaktoni per problemin qe keni shprehur permes pyetjes suaj.

    Gjithe te mirat,
    Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.