Këshilla/Blog

?! 15.02.2021

A ka me keq kur gjeja qe supozohet te te mbroj dhe te rri afer per te gjitha siq eshte familja, te bullizoj? Jam person qe prekem leht e nganjehere edhe reagoj shpejt, andaj familja ime e sidomos motrat kur behen bashk me bullizojne, me ngacmojne me fjale, me perqeshin, une behen sikur po i marr per shaka, nganjehere nuk reagoj fare se nuk mund te balladaqohem me to per shkak te gjendjes emocionale. Me shume rri e mbyllur ne dhome kinse po mesoj vetem qe mos te kem kontakt me to. A mundet dikush te ma jap ndonje keshille se si te qasem me to?

  1. I thotë:

    Si fillim dua te te uroj me te mirat dhe shpresoj te gjesh paqen dh qetesine e shpirtit. Nuk je e vetme ne kete situate ka plot raste te tilla, me keq akoma bullizem dhe nga prinderit kam une. Ama gjej forcen ne vetvete, kuptoja vlerat vetes tende dhe mos lejo mendimin e askujt tjeter te ndikoje ne mendimet e tua. Diten qe do i kuptosh vleren vetes , dhe po te them qe ke plot vlera ateher te gjithe do te shohin me sy tjeter me beso. Merru me veten , duaje veten tende, bej gjera qe te bejne te ndihesh me mire dhe studio shume qe te permirsosh veten.
    Paqe dhe shume dashuri per ty
    Iva

  2. Anonime thotë:

    Përshendetje në të njejten situat ndodhem dhe unë fjalët më nervozojn shumë. Mundohem të merrem me diqka të lexoj gjuh te huaja të shkruaj libra mjeksor vetëm që mos ti ndegjoj fjalet fyese besom e di qka hjeku dhe unë nuk je vetëm ti ka plot , te un ekziston dhe dhuna më beso se i mbaj mend fjalet e Dr Ardita Bahtiri sot apo nesër un duhet ta pregadis veten sepse do punsohem diku ktu apo jasht se di ti merru me diqka bëj diqka ik nga ta dil shetit me shok . Më beso se nganjeher më vie ta vras veten mirpo them se duhet të jetoj për dikë ka dikush nevoj për mua. Bëj diqka zbulo diqka që dhe familja dhe qdokush ta ken lakmi ti ke jeten përpara je i ri do arrish shum asgjë nuk veln më shum se dija gjitha të mirat shëndet shpresoj të kem ndihmuar sa do pak.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.