Këshilla/Blog

11.02.2016

Kam 7 vjet me crregullim ankthi.kam perdor dhe medikamente plot po nk kam asnje permirsim + disa fobi dhe atake paniku her pas here.ju lutem si mund t me ndihmoni

  1. Skerdi Zahaj thotë:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe na ke shkruar.
    Së pari, është shumë pozitive që po kërkon ndihmë për përmirësimin nga ankthi. Nga ajo që përshkruan duket sikur niveli i ankthit është i lartë dhe medikamentet nuk e kanë zgjidhur si problem. Gjithashtu, duket që ankthi shoqërohet edhe me panik dhe fobi të tjera. Si paniku ashtu edhe fobitë mbund të komplikojnë gjendjen e ankthit. Së pari, unë do të rekomandoja që të mos shqetësoheshe dhe të mos përpiqeshe që ta kontrolloje ankthin. Kjo këshillë mund të të duket e çuditshme por ti ke provuar të kundërtën dhe nuk ka funksionuar. Ankthi nuk është i rrezikshëm. Ankthi është një emocion që ka si funksion mbrojtjen e individit. Gjithashtu, përpiqu që të monitorosh çdo ditë se kur të fillon ankthi, sa zgjat, çfarë ta shkakton, si kalon etje. Rekomandimi im i fundit është që të provosh të marrësh trajtim psikologjik pasi për rastin tend terapitë e të folurit mund të jenë më efektive sesa medikamentet.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.