Këshilla/Blog

Esa 25.03.2024

Pershendetje!
Doja te dija mendimin tuaj rreth crregullimeve qe kam. Para 6 vitesh duke qene mire me filloi direkt duke mu marr fryma, ndjeja nje nxehtesi ne trup, tharje goje, mpirje ne gjithe anen e djathte te trupit, marrje mendsh, shikim i mjegullt, urinim i shpeshte( jo I pavullnetshem),pagjumesi, probleme me kujtesen, mosperqendrim, pafuqi, isha si ne gjendje te fikti por asnjeher se kam humbur vetedijen. Te gjitha keto shqetesime ishin kronike qe nga momenti qe filluan. Mendoj qe kisha dhe ankth social sepse ne vende me shume njerez dhe shum zhurma behesha me keq se sa isha. Madje dhe sirenat e ambulances me benin me keq kur I degjoja. Me pare nuk kam patur asnje episod te tille dhe asnje semundje pervec migren sipas neurologut qe me kishte filluar 1 vit para se te me kapte kjo gjendje. Nga ai moment kam bere vizita te ndryshme dhe kam shkuar ne mjek te ndryshem. Cdo gje dilte mire pervec tiroides qe ne kete kohe u diagnostikova me Hashimoto, por endokrinologia me ka thene qe keto shqetesime kaq te forta nuk vijne nga tiroidja. Shpesh dhe pothuajse cdo mengjes kisha mpirje te gjymtyreve. Nje reumatolog me thoshte kam simptoma fibromialgjie nje tjeter me thoshte nuk kam. Me kalimin e kohes fillova te kisha dhimbje ne gjithe trupin. Here pas here dhimbje te menjehershme dhe si djegese ne gjithe trupin, si shpime gjilperash, por dhe dhimbje kronike , si nje dhimbje gerryese. Kam marre mjekime te ndryshme ne neurolog, reumatolog dhe psikiater sipas se ciles diagnoza ishte ankth i pergjithesuar. Asnje mjekim nuk me ka qetesuar dhimbjet perkundrazi dhimbjet Jane bere me te forta me kalimin e kohes aq sa dhe gjymtyret i leviz me veshtiresi, nuk me ka rregulluar gjumin (pervec kur jam duke i marre, po ti nderpres kam prap pagjumesi) kujtesen, shikimi me ka ngel me njolla, vazhdoj te jem e pafuqishme edhe tani pas 6 vitesh. Nga ankthi jam qetesuar dhe nga marrje mendsh. Nese nuk fle mire ose nuk fle fare gjate nates kam shqetesime nga ankthi dhe marrje mendsh diten. Qekur me kane filluar keto shqetesime jam ndier me keq, e trishtuar e pa shprese, e pashoqeruar. Kam qendruar 3 vjet ne shtepi pa pune sepse te gjitha keto shqetesime qe kam ndier nuk me lejonin te punoja dhe te kisha performance te mire. Kam qene gjithmone nje tip i qete i ndrojtur, introvert, pa vetebesim, e rritur me mungesa shpirterore dhe ekonomike, ne nje situate familjare qe me bente te ndihesha jo e qete, pa siguri, pa mbeshtetje. Kam pare mamin te vuaj, te mos vleresohet dhe e kam perjetuar keq duke akumuluar shume merzitje ne vetvete dhe pa u shprehur asnjehere.Doja mendimin tuaj per keto shqetesime.A jane te gjitha simptoma te ankthit?Gjithmone mendoj mos kam ndonje semundje qe me jep keto dhimbje,ngerce ne trup.Se fundi kam filluar te shkoj ne psikolog ne shtet,gjithsej 2 seanca kam zhvilluar por nuk me duket shume e pergatitur. Kam lexuar dhe vete shume rreth shendetit mendor,dhe studioj per Pune Sociale ( dege e cila ka lende dhe per shendetin mendor). Pra doja te dija mendimin tuaj.Si e perkufizoni kete gjendje? Mendoni qe psikoterapia mund te me bej mire?Sepse psikiatria mendon qe nuk duhet te mar mjekim farmakologjik, por vetem te ndiqem nga nje psikolog klinik. Eshte shume e rendesishme per mua te degjoj nje mendim tjeter. Ndjese qe jam zgjatur kaq shume. Do ju falenderoja nese do pergjigjeni.

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje Esa dhe faleminderit që e ndave me ne përvojën tënde.

    Është e qartë që jeta jote ka qenë e mundimshme për një kohë të gjatë dhe të
    gjitha simptomat që përshkruan ndikojnë thellë në cilësinë e jetës dhe shëndetin
    tënd.
    Në lidhje me pyetjen tuaj rreth aspektit psikologjik të gjendjes nëpër të cilën po
    kaloni, duket se simptomat që përshkruani përshtaten në një trajtë të gjerë me
    disa karakteristika të ankthit, të cilat përfshijnë mpirje në gjymtyrë, pagjumësi,
    shqetësime të trurit, shikimi i mjegullt, mospërqëndrimi, ndjenja e pafuqisë,
    ndjenja e të qenit të trishtuar dhe e vetmuar, paqëndrueshmëri emocionale si dhe
    ndikimi negativ në performancën e përditshme. Në mes të kësaj larmie
    përjetimesh, është e rëndësishme të theksohet se ndryshe nga shqetësimet e
    shëndetit fizik, ankthi ka përfaqësues më tepër në terrenin emocional dhe
    shpirtëror dhe gjendja juaj duket të jetë ndërthurje e shumë faktorëve, përfshirë
    faktorët psikologjik, social dhe biologjik.
    Sa i përket trajtimit, psikoterapia sigurisht që mund të jetë një mjet efektiv për të
    menaxhuar dhe trajtuar simptomat që përshkruani. Ndërhyrjet psikoterapeutike
    janë të specializuara në adresimin e shqetësimeve të shëndetit mendor duke u
    fokusuar në proceset dhe mekanizmat emocionalë që ndikojnë në përjetimin e
    simptomave. Ndihma e një psikologu mund t'ju ndihmojë të kuptoni më mirë
    shkaqet e thella të stresit dhe shqetësimit si dhe të zhvilloni strategji për të
    menaxhuar më mirë emocionet dhe për të ndryshuar mënyrën e mendimit.
    Ndërkohë, unë do ju këshilloja të kryeni disa aktivitete që mund të ndihmojnë në
    menaxhimin dhe lehtësimin e gjendjeve që ju përjetoni.
    Mbajtja e një rutine të rregullt të gjumit, ushtrimet e rregullta fizike dhe një dietë e
    shëndetshme mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj në tërësi.
    Përdorimi i teknikave të relaksimit, si meditimi, yoga ose thjesht një kohë e
    destinuar për të qetësuar mendjen dhe trupin mund të ndihmojë gjithashtu në
    reduktimin e nivelit të stresit.
    Mbështetja sociale është gjithashtu një strategji e mirë. Të pasurit e një grupi
    mbështetës apo lidhje me njerëz të cilët mund të kuptojnë dhe të ndajnë përvojën
    tënde, mund të jetë e dobishme për t'u ndjerë më e përkrahur dhe më e lidhur
    emocionalisht.
    Përdorimi i burimeve dhe materialeve informative në website zyrtare mbi
    shëndetin mendor për ta kuptuar më mirë atë dhe për të mësuar mënyra efektive
    për të menaxhuar simptomat mund të ishte e vlefshme.

    Dhe nuk lëmë pas atë që përmendëm më lart, përdorimin e shërbimeve të
    ofruara nga psikologë ose terapistë të specializuar për të marrë ndihmën dhe
    mbështetjen e nevojshme.
    Mos harroni se çdo rrugëtim që ndiqni në këtë proces do të kërkojë kohë dhe
    përkushtim, por është e rëndësishme të vazhdoni të punoni drejt qëllimit të
    mirëqenies dhe shëndetit të përgjithshëm.
    Unë ju falenderoj dhe pres të na shkruani sërish. Uroj shëndet dhe kurajo!
    Uarda

  2. Anonymous says:

    Pershendetje largoj mendimet e kohes se kaluar dhe t ardhshme dhe do te largoet ankthi …

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.